• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanceri i gjirit, çdo vit rreth 400 raste të reja

by Java News
20/10/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Faktikisht në vendin tonë, sipas të dhënave të ISHP-së, janë rreth 350-400 raste që shfaqen çdo vit me këtë sëmundje. Ndërkohë që shqetësues është edhe fakti se ende vdekshmëria nga kanceri i gjirit mbetet shumë e lartë. “Numri i rasteve është në rritje, 400 raste të reja në vit është relativisht e lartë, dhe karakteristikë është rritja e rasteve dhe prekja e moshave të reja”, shprehen specialistë të ISHP-së. Sipas tyre, karakteristikë për Shqipërinë është fakti që femrat paraqiten në stade shumë të avancuara dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Ndaj muaji tetor shërben si një apel për parandalimin e kancerit të gjirit nëpërmjet vetëkontrollit dhe kryerjes së mamografisë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune te Spitali Onkologjik në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, ka deklaruar se pranverën e vitit të ardhshëm, do të pajiset me një aparaturë të dytë akseleratori linear, çka do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës së pritjes për të gjithë pacientët, të cilët kanë nevojë për trajtim me rreze.
Investimi
Shefi i Shërbimit të Onkologjisë, Agim Sallaku ka bërë me dije se me investimet e bëra përgjatë këtyre viteve të fundit, është ulur ndjeshëm radha e pritjes së pacientëve, të cilët kanë nevojë për kryerjen e rrezeve, apo edhe ekzaminimeve të tjera të nevojshme. Sipas tij, lista e pritjes tashmë ka shkuar vetëm në një muaj, ndërkohë që në spitale publike në vende të ndryshme në botë nuk është më pak se dy muaj. “Po punojmë me kapacitet të plotë. Kemi rreth 1 muaj listë pritjeje, që në çdo vend të botës në sistemin publik, radha e pritjes është jo më pak se 2 muaj”, – ka theksuar Sallaku. Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka bërë me dije se pranverën e ardhshme, investimet në këtë spital do të finalizohen edhe me një aparaturë tjetër akseleratori linear, në mënyrë që shërbimi bashkëkohor të ofrohet për më shumë pacientë dhe në një kohë më të shpejtë. “Praktikisht, ne kemi vënë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vëmë në punë, neve na shkon i gjithë investimi 8 milionë dollarë”, – ka pohuar Beqaj. Ndërkohë, në vijim të mesazheve sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, si çdo vit në tetor, deputetët e PS-së gjatë takimit bënë thirrje për rritje të shkallës së ndërgjegjësimit të grave për kontrolle parandaluese duke përfituar nga shërbimi falas i mamografisë, pasi diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, ndihmon edhe në trajtimin më efikas të sëmundjes. “Kanceri i gjirit është një plagë shumë e thellë dhe beteja ndaj kësaj sëmundjeje fitohet me anë të depistimit, ku çdo grua duhet të tregojë kujdes duke kryer në kohë kontrollet. Nismat shoqërore kundër kancerit të gjirit duhet të jenë edhe më të shumta, pasi vetëm kështu do të mund të shpërhapet sa më shumë informacion për këtë sëmundje, dhe të rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve”, u shprehën deputetët.
Kontrolli
Një nga llojet më të përhapura të kancerit te gratë është kanceri i gjirit. Sipas statistikave, 1 në 8 gra është diagnostikuar me kancer gjiri në botë. Sipas mjekëve specialistë të spitalit Onkologjik, nëpërmjet kontrollit mund të shpëtohet jeta e grave të sëmura. “Është një vetëkontroll i gjirit që mund të bëhet një herë në muaj, është një kontroll te mjeku, është ekografia për moshat 20-40 vjeçe dhe mamografia për moshat mbi 40 vjeçe”, sqarojnë mjekët. Kanceri i gjirit karakterizohet nga simptoma pa dhimbje, duke bërë që shpesh të neglizhohet, ndërkohë që agravohet me kalimin e kohës. Kontrolli i vazhdueshëm bën të mundur zbulimin e sëmundjes në hapat e parë të saj, duke krijuar kështu mundësinë për kurim dhe shërim të plotë të pacientëve. Gjëndra të formuara në gjoks: çdo lloj kokrre e fortë në gjoks mund të jetë shkak për t’u shqetësuar, sepse paralajmërojnë për ndonjë tumor të mundshëm, prandaj është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun në këto raste.
BW/d.i.

Next Post
Pagat e mësuesve, Ahmetaj: Fondet për çdo kategori   

Projektligji, 34 mijë mësues do të testohen te psikiatri për të mbajtur punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In