Kancelarja Merkel: Nuk do të ketë kufizime për kërkesat për azil
“E drejta e azilit politik nuk ka një kufi për sa i përket numrit të atyre që e kërkojnë atë në Gjermani”.
Deklarata vjen nga kancelarja gjermane Merkel në një intervistë për shtypin gjerman. “Meqënëse jemi një vend i fortë dhe ekonomikisht i shëndoshë kemi forcën e duhur për të bërë atë që është e nevojshme”, deklaroi ajo. Ndërkohë që nga Hungaria mbërritën në Austri 4500 emigrantë të transportuar me mjetet publike të qeverisë së Budapestit. Në 3 e 20 të mëngjesit të sotëm autobusi i parë me refugjatë është pritur në kufirin austriak nga vullnetarë të kryeqit të kuq.
Gjermania përgatitet të pres pesë mijë deri në shtatë mijë imigrantë që do të vijnë sot nga Hungaria nëpërmjet Austrisë, kryesisht me trena por gjithashtu edhe nga rruga, njoftoi policia federale.









