Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.
Në një reagim në Facebook sa i përket telefonatës, Cakaj shprehu se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.
“Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi”, theksoi Cakaj në postim.
Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së.