• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanabisi, një piramidë që “dogji” shqiptarët

by Mero Baze
30/08/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një zell të tepëruar të raportohet se këtë vit nuk është mbjellur thuajse fare kanabis në gjithë Shqipërinë dhe po paraqitet si seriozitet i punës së policisë dhe qeverisë shqiptare. E vërteta është se kanabis nuk është mbjellur, por nuk jam i sigurt sa është vendimtare në këtë histori policia shqiptare dhe aq më tepër qeveria.

Është e vërtet se mbulimi i Shqipërisë me kanabis në vitin 2015-2016, ishte një epidemi e cila nuk u mbajt dot nën kontroll nga qeveria.

Por po të kthehemi pas në kohë, dhe të shikojmë qasjen e qeverisë dhe sidomos ideologut të saj në atë kohë ndaj kanabisit, do të shikojmë se ka pas një kryeligjërues Shqipëria që fliste për legalizimin e kanabisit, dhe biles duke bërë gati dhe një grup depetutësh që do të lobonin për legalizimin e tij. Koço Kokdhima që udhëhiqte këtë grup, në atë kohë, ishte njeriu ndoshta më i afërt dhe i besur politik i Edi Ramës dhe rreziku që kam paralajmëruar në debatet publike me të, qysh atëhere, ishte se ligjëratat e tij idjote mbi liberalizmin e kanabisit, jehonin në veshët e pamësuar me këtë liri të fshatarëve shqiptarë, si kushtrim për të mbjell kanabis. Vizitat e tij të pikëlluara nëpër burgje, ku takonte të dënuar për kanabis, që kishin halle, ishte po ashtu një ilustrim i target grupit që mbronin idetë e tij.

Policia shqiptare ishte e pafuqishme të përballonte ofertën e botës së krimit, përballë një qeverie, komisari i të cilës fliste për liri kanabisi.

Dhe ndodhi që viti 2015-2016 të ishte një shpërthim kombëtar për mbjellje kanabisi. Policia u ble. Me vetdije apo pa vetdije, me leje apo la peje, me direktivë, apo me kok të vet, dhjetra policië shqiptarë, u kthyen në numurues rrënjësh hashashi, për tu vjel taksën mbjellësve të tyre. “Specialstët” e Lazaratit u shpërndan në çdo fshat të SHqipërisë për të dhënë “njohuritë” e tyre në këtë fushë.

Fatkqësia ishte shumfish. E para se sasia anormale e mbjellë nuk ishte më një mjet fitimi, por një mekanizëm i tmershëm dështimi financiar. Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kishte drogë por nuk kishte lek, çfarë ishte dhe alibia e atyre që e lejuan.

Kanabisi ishte piramida financiare më e keqe që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1997, ku mijëra fshatarë derdhën kursimet e tyre dhe u “përvëluan”. Të vetmit që fituan ca pare, ishin policët lokalë që volën taksat e bimëve të mbjella, dhe disa punëtorë të paguar për ujitje dhe mbjellje fidanësh. Të gjithë të tjerët humbën miliona dhe mbushën depo e shpella me kanabis, çmimi i të cilit nuk kishte më ofertë.

E gjitha ishte si një ndëshkim nga zoti, për shkak të papërgjegjësisë që dëshmoi pushteti me daljen nga kontrolli të kësaj veprimtarie antiligjore. Ëndrra për fitim të shpejt investitorëve dhe trafikantëve dhe përfshirja e policisë në këtë histori, ishin përtej fuqisë së qeverisë.

Qevera e bëri dëmin dhe krimin në vitin 2015, kur krijoi idenë se ishte duke menduar me mendt e Koços, se si ta liberalizonte këtë histori dhe kjo shërbeu si kushtrim popullor.

Një vit më pas Shqipëria nuk mbolli më kanabis. Investitorët e dëshpëruar në fshtatrat e Shqipërisë nuk mbollën thuajse asnjë rrënjë në vitin 2017 dhe jo se kishin frikë nga policia apo Edi Rama, por se shanin nga nëna qeverinë dhe policinë, që i futi në atë histori nga e cila nuk po dilnin dot.

Depotë e fshehta nga jugu në veri, shpellat dhe magazinat anonime, mund të jenë ende plot me kanabis, i cili nëse nuk prishet fizikisht, mund të shërbej dhe disa vite për të furnizuar rrugët e trafikut. Por e vërteta është se shqiptarët u “dogjën” nga kjo piramidë aq keq, sa u tërhoqën në punët e tyre njësoj si pas vitit 1997, pasi u dogjën nga lekët e humbura në piramida.

Sot është e vërtet që në Shqipëri nuk mbillet kanabis. Nuk është mbjell në vitin 2017 dhe nuk ka për tu mbjellur as në vitin 2018. Por bëni kujdes kur krenoheni me këtë gjë.

Nëse këtë e quani si sukses të policisë dhe qeverisë, jo vetëm gënjeni por edhe gaboni duke e futur të ardhmen e kanabisit në një proces të dyshimtë. Nëse kjo ëshët sukses i qeverisë dhe policisë, duhet të merrni dhe përgjegjësinë për mbjelljen e tij, pasi do të thtoë që paska qenë mundësia të ndalet. E vërteta është se pushteti krijoi klimë pozitive kudrejt kultivimit të hashashit në atë masë që i doli nga kontrolli, por nuk është e vërtet s ekishte fuqi ta ndalte. Nuk e ndate dot më!.Trafikantët blenë policinë dhe kjo ishte përtej fuqisë së qeverisë.

Fati i zi i atyre që u përfshin në këtë histori, u bë fati i bardhë i qeverisë që krekoset sot.

Penalizimi i rënd i mijra njerëzve të zakonshëm në gjithë vendin që u përfshin në këtë investim kriminal, është kreyarsyeja përse kjo histori u ndal. Ata thjeshtë “u dogjën nga qulli dhe tani i fryn dhe kosit”. Por nuk është se kanë frikë nga qeveria dhe policia. Thjeshtë kanë frikë nga mbetja pa bukë dhe pa lekë. Siç mbetën një vit më parë.

Next Post
Nis pelegrinazhi në Mekë, mbi 100 mijë forca sigurie

Nis pelegrinazhi në Mekë, mbi 100 mijë forca sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In