Dy persona ranë në prangat e policisë së Vlorës pasi tentuan të kalojnë përmes këtij porti një sasi prej 79 kg kanabis.
Forcat blu bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë totale prej 79 kilogramë u konstatua e fshehur në brendësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK.
Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit :
Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë,
Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.
I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal. /b.d