Policia italiane ka arrestuar një të ri nga Shqipëria, pasi u kap me një sasi marijuane.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari me iniciale S.V u ndalua në rrugë, ku iu gjet një sasi e vogël kanabisi.
Por surpriza e vërtetë ndodhi pas kontrollit në banesë, ku iu gjetën edhe 305 gramë të tjera të fshehura në frigorifer.
Gjithashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 3500 euro.
a.ç