Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 22 kg kanabis, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit “Vllahina” është vënë në pranga 36-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se “bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Vllahina’“.
Në fund të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.
/a.r