Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për dy veprave penale të ndryshme.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Bako Shahaj, 53 vjeç, banues në Vajzë-Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së datës 21.07.2017, ku në stanin e tij në fshatin Vajzë, pas një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, i janë sekuestruar 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Ndërkohë që i arrestuari i dytë është Ergert Alushaj, 20 vjeç, banues në Vlorë.Policia ka bërë ndalimin e tij pasi ka qenë person i shpallur në kërkim, për Ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.581 datë 26.09.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila i ka caktuar masën e dënimit me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal si edhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.










