• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kamza’ shpalosi modelin e Bashës për zgjedhjet

by Endri Kajsiu
11/10/2020 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Lulzim Basha ka zgjedhur strategjinë më të gabuar për të zgjedhur kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit e cila nga ana tjetër ka nxjerrë zbuluar karakterin e vërtetë të Partisë Demokratike, atë të dhunës. Nga Devolli në Kamëz, Lulzim Basha me garën e tij dhe vendimet e tij për të zgjedhur ata që do ketë në lista, ka futur në sherr demokratët mes tyre duke nxjerrë në pah problematikët e PD-së.

Natyrisht që nuk ka asnjë demokrat (e jo më të tjerë) që mendojnë se Lulzim Basha po bën një garë reale brenda PD-së për të nxjerrë nga anëtarësia emrat e kandidatëve të 25 prillit. Që nga fakti që ka vendosur që mënyrën e votimit ta bëjë ‘Cili NUK duhet të jetë kandidat’, qartazi Lulzim Basha ka përfunduar duke bërë gjyqe publike dhe të shpallë armiq të rinj partie. Kjo lloj sjellje absurde e tij ka bërë që demokratët e tij dhe ata të atyre që Luli`nuk i ka dashur dhe i ka hequr nga partia, të përplasen me njëri tjetrin deri në pikën që kanë përfunduar në spital nga e rrahura barbare.

Tani, duke parë se si nga Devolli në Kamëz demokratët u rrahën me njëri-tjetrin, imagjinoni ç’kanë bërë e ç’do të bëjnë kur vjen puna të përballja me Partinë Socialiste. Thënë këtë, Lulzim Basha më luftën që ka mbjellë në PD për të djegur ata që mendojnë ndryshe prej tij ose më saktë ata që i përdori e si duhen më, u ka dhënë  edhe me skeptikëve bindjen se Partia Demokratike nuk mund të ankohet kurrësesi se i janë marrë zgjedhjet me forcë e dhunë, sepse kur vjen puna të këto të fundit, ata janë të parët. Edhe demokratët normalë që thjeshtë kanë besuar dhe aderojnë në PD, e kanë kuptuar tanimë se lufta që Luli po mbjell në parti po nxjerr nga kjo parti më të keqen dhe po iu heq çdo ditë argumenta pro vetes.

Nga ngjarjet e fundit të Kamzës mbrëmë, ku përplasja mes militantëve të Mziut e të tjerëve kundër tij pati të plagosur rëndë në një garë që duhet të ishte e thjeshtë dhe e qetë pasi ishte garë brenda familjes, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë lënë të kuptohet qartë se ata nuk dinë të bëjnë zgjedhje të drejta dhe të ndershme. E kur këto zgjedhje nuk i bën dot të drejta e të ndershme brenda familjes, kurrësesi nuk mund të pretendohet se mund t’i bësh përballë kundërshtarit.  Por Bashës kjo nuk i bën përshtypje sepse edhe kryesinë e partisë e mori nga Olldashi me vota të vjedhura, njëlloj si bashkinë Tiranë më parë. Pasi Luli, nuk di të fitojë. Atij ose i dhurohet ose e vjedh diçka.

/lexo.al

Next Post
VIDEO / “Incident” në emision, moderatorja shqiptare shfaqet pa të brendshme (?!)

VIDEO / "Incident" në emision, moderatorja shqiptare shfaqet pa të brendshme (?!)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In