Kampioni i “Tour de France” i shpëton goditjes së qëllimshme nga një veturë. Chris Froome ka shpëtuar pa lëndime nga goditja e qëllimshme që ia ka bërë një shofer me veturë në jug të Francës.
Kampioni i “Tour de France” ka thënë se është goditur me veturë nga një shofer që e kishte ndjekur atë gjatë ushtrimeve që po i bënte ai për sezonin e sivjetmë të garës së famshme.
Në një postim në Tëitter ai ka thënë se është mirë, por biçikleta e tij ishte dëmtuar plotësisht nga goditja e veturës, përgatiti Express. (b.an)