• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj i bashkohet PS: Krenar të jem pjesë e ekipit fitues

by Ardit Rada
09/11/2020 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transformimi i Tiranës gjatë 5 viteve të fundit, por veçanërisht i jetës sportive, kulturë e munguar për dekada me radhë ka bërë që sportistë elitarë, krenari e kombit shqiptar të përqafojnë çdo ditë e më shumë mundësitë e shtuara që kryeqyteti po jep për zhvillimin e mëtejshëm të sportit.

Ka qenë kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po udhëheq fushatën në të gjithë qarkun, duke deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me ekipin fitues.

“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.

Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.
“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.

Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror./d.c

Next Post
“Duhet vaksinim për gripin sezonal”, epidemiologët: Vjeshta do ta përkeqësojë situatën

Publikohet harta me zonat e kuqe në Shqipëri, shënuan përhapjen më të madhe të pandemisë në dy javët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In