• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kampioni i Botës rrezikon 5 vite burg/ Dhunoi ish-gruan, nënën e dy fëmijëve

by
09/09/2021 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, Jerome Boateng, u paraqit para gjykatës në Mynih paraditen e sotme për t’iu përgjigjur akuzave se sulmoi fizikisht nënën e vajzave të tij binjake më 2018.

I veshur me një kostum të errët dhe këmishë të bardhë, 33-vjeçari hyri në gjykatën rajonale të Mynihut pak para orës 10:00 lokale. Pas 10 vitesh të suksesshme te Bayern Munich, qendërmbrojtësi nënshkroi kontratë 2-vjeçare me skuadrën franceze të Lyon, javën e kaluar, si transferim falas, por është kthyer në Mynih për t’u përballur me akuzat në gjykatë.

Boateng mohon pretendimet se e plagosi ish-gruan, të quajtur si Sherin S., gjatë një debati të ashpër, ndërsa të dy ishin me pushime, bashkë me vajzat e tyre, tri vite më parë. Aktgjykimi pritet të publikohet sot më vonë dhe nëse shpallet fajtor, Boateng mund të gjobitet ose të burgoset deri në 5 vite.

Former Man City defender Jerome Boateng appeared in court in Munich on Thursday

Data e parë për seancën gjyqësore u shty dhjetorin e kaluar, sepse një dëshmitar nuk ishte në gjendje të paraqitej për shkak të virusit Covid-19. Boateng dhe Sherin S. janë “kyçur” në një betejë të vazhdueshme ligjore mbi kujdestarinë e binjakeve të tyre.

Për ish-mbrojtësin e Bayern Munich, ky ka qenë vërtet një vit i trazuar. Ish e dashura e tij, influencuesja dhe modelja Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në një apartament në Berlin, në shkurt, ndërsa ai ishte larg, duke luajtur me bavarezët në Botërorin e Klubeve në Katar. Nga policia u konsiderua vetëvrasje ky akt.

Boateng (far right) attended the court trial alongside his lawyer Kai Walden (second right)

Atij iu dha menjëherë leje për të fluturuar në shtëpi pas lajmit për vdekjen e të dashurës. 25-vjeçarja e mori aktin e vetëflijimit gjashtë ditë pasi përfundoi lidhjen me Boateng, teksa kishte dhënë detaje për ndarjen gjatë një interviste të sinqertë me të përditshmen kryesore gjermane “Bild”.

Pasi bëri 363 paraqitje për Bayernin, fitoi 9 tituj në Bundesliga dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, kontrata e Boateng nuk u zgjat, kur skadoi në qershor, para se të transferohej te Lyon. Ai ishte një pjesë kryesore e kombëtares së Gjermanisë, e cila fitoi titullin e katërt të Kupës së Botës në Brazil, por nuk ka luajtur më për vendin e tij qysh në mars 2019.

Djali i një nëne gjermane dhe babai nga Gana, ai e gjeti veten në qendër të një debati mbi integrimin, kur u sulmua për ngjyrën e lëkurës nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë gjerman në vitin 2016.

Udhëheqësja gjermane, Angela Merkel, u përfshi në këtë debat dhe e ftoi Boateng në një ngjarje në zyrën e saj. Aty i tha babait të Boateng, i cili ishte gjithashtu i pranishëm: “Ju keni një djalë të madh, mund të jeni krenar”.

/b.h

Next Post
Rrëfehet Timo Flloko: Kam mësuar të përdor të gjitha llojet e armëve, si ndryshova emrin për shkak të titrimit nga kinezët

Rrëfehet Timo Flloko: Kam mësuar të përdor të gjitha llojet e armëve, si ndryshova emrin për shkak të titrimit nga kinezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In