• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampioni i botës në bilardo, Eklent Kaçi, merr medaljen e Mirënjohjes së Qytetit nga Veliaj

by A R
26/12/2021 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eklent Kaçi, i shpallur sërish kampion bote në bilardo në kampionatin që u mbajt në Las Vegas të SHBA-ve, u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I quajtur ndryshe edhe “Shqiponja e Artë e Shqipërisë”, për shkak të medaljeve të shumta të fituara prej tij në këtë sport, Eklent Kaçi u nderua me medaljen e Mirënjohjes se Qytetit, si një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar.

“Na ke bërë të gjithëve të ndihemi mirë në një sport, që ndoshta nuk është shumë i përhapur në Shqipëri, por ndonjëherë vendi i vogël nxjerr talente të mëdhenj. Dua të të dhuroj një medalje shumë modeste krahasuar me medaljet që ke marr, por dua që ta dish se jemi krenar për ty. Çdokush ka talentin e tij, qoftë në bilardo, në kodim, në futboll, në menaxhim, mesazhi i kësaj medaljeje është: “kushdo që ka talent, që punon fort, që djersitet, që i arrin gjërat me meritë, jo me tarafe, jo me tesera, por vetëm me punë, është krenaria e qytetit tonë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se falë punës dhe arritjeve të sportistit të suksesshëm shqiptar, Eklent Kaçi, në Tiranë do të vijë vitin e ardhshëm edhe Kampionati Europian i Bilardos.

“Më vjen mirë që Eklenti sot, ndoshta në një vend që s’i ka dhënë të gjitha mundësitë për te ushtruar sportin e tij, është bërë një emër i jashtëzakonshëm në botë. Fakti që vjen nga Las Vegasi si kampion bote, dhe fakti që prej talentit të tij dhe skuadrës që punon me shumë përkushtim, Shqipëria në qershor të vitit tjetër, kur do të jemi dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të presë Kampionatin Europian te bilardos në Tiranë me rreth 300 sportistë,” nënvizoi Veliaj.

Vetë sportisti 22-vjeçar u shpreh i lumtur që pas disa sukseseve radhazi në kampionatin botëror të Bilardos, ai vlerësohet me një medalje nga shteti shqiptar. “Faleminderit për medaljen! Është kënaqësi! Kam vite që fitoj tituj të mëdhenj dhe kjo është medalja e parë që marr nga shteti shqiptar dhe jam shumë i gëzuar për këtë. Do vazhdoj me punën time. Jemi duke parë përpara për kampionatin europian, që do bëhet këtu në Shqipëri,” u shpreh Kaçi.

/a.r

Next Post
VIDEO / Vuçiç poshtëron LIVE dhe pushon nga puna Drejtorin e Elektroekonomisë

VIDEO / Vuçiç poshtëron LIVE dhe pushon nga puna Drejtorin e Elektroekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In