• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampione analizash nga Elbasani, Korça, Shkodra, Lezha, Dibra dhe Fieri, MB: S’ka raste të reja të gripit të shpendëve

by A R
08/11/2024 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë informon publikun se nuk ka dyshime dhe ri konfirmime të reja për Influencën aviare, në vendin tonë, siç quhet ndryshe dhe gripi i shpendëve.

Në harkun javor 30 Tetor – 7 Nëntor 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vijuar monitorimin në fshatrat e zonës së mbikëqyrjes 3 km dhe atë të zonës së mbrojtjes 10 km, për të kontrolluar dhe inventarizuar 3,935 ferma shpendësh të madhësive të ndryshme.

“Nga kontrolli fizik i shpendëve në këto ferma, gjendja shëndetësore është paraqitur pa shqetësime lidhur me kuadrin klinik të Influencës aviare. Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës kanë vazhduar raportimin dhe koordinimin ditor deri në mbylljen e rastit dhe daljen nga karantina të vatrës pozitive.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Për gjurmim të hershëm dhe kufizim të përhapjes së sëmundjes, shërbimi veterinar i AKVMB ka marrë dhe dërguar në ISUV 209 mostra për analizim rreth rrezes 3 km dhe 10 km.

Në zbatim të Programit të Survejancës aktive për fazën e tret që ka filluar në tetor për Sëmundjen e Influencës Aviare kanë mbërritur në Laboratorin e Referencës – ISUV 140 kampione nga Rajone të tjera, përkatësisht qarku Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Dibër, Fier.

“Instituti i sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë informon se rezultatet e analizave deri në datën 6.11.2024, kanë rezultuar NEGATIV për Influencë Aviare me metodën konfirmatore RT-PCR.”, vijon njoftimi i ministrisë së Bujqësisë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se ka vijuar monitorimet për të gjithë qarkun Tiranë, ku nuk janë konstatuar probleme me tregtimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe specifikisht nga shpendët.

Kontrolli është ushtruar në 22 subjekte tregtare të vezëve, mishit të pulës dhe restorante.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se është në monitorim të vazhdueshëm të situatës shëndetësore në njerëz, ku deri më sot nuk ka njoftime apo raste të dyshuara për simptoma të ngjashme respiratore. Gjithashtu, ISHP është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e familjes.”, bëri të ditur ministria e Bujqësisë.

MBZHR njofton konsumatorin të konsumojë produkte të certifikuara dhe kontrolluara nga autoritetet përkatëse, të ruajë kushtet higjienike, si dhe të sigurojë trajtimin termik në temperatura të larta gjatë konsumit të produkteve me origjinë shtazore.

Kërkohet ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga fermerët e shpendërritësit e të gjitha kategorive, të rrisin masat e bio sigurisë, kufizojnë kontaktin e shpendëve të tyre me shpendët e egër për uljen e riskut të ekspozimit.

/a.r

Next Post
Inflacioni arrin në 1.9%, niveli më i ulët në 3 vite, ushqimet mbeten të shtrenjta

Inflacioni arrin në 1.9%, niveli më i ulët në 3 vite, ushqimet mbeten të shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In