• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampionati, Skënderbeu nuk ndalet, marshon me pikë të plota

by Java News
12/10/2016 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu regjistron fitoren e gjashtë në po aq javë kampionat. Korçarët fituan në shtëpinë e tyre minimalisht në 1:0 përballë Teutës. Goli për kampionët në fuqi erdhi vetëm në fundin e takimit, në minutën e 5-të shtesë, kur Bakary Nimaga, i aktivizuar gjeri rrugën e rrjetës.

Një çlirim për Skënderbeun, mbi të gjitha për trajnerin Agostinelli, që fluturoi nga gëzimi, ashtu si Skënderbeu kryesues fluturoi me 18 pikë në krye të tabelës, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Me një ritëm të tillë, vështirë se gara për titullin do të vazhdojë gjatë.

Fitore edhe për Tiranën në minutat e fundit të ndeshjes përballë Korabit.

Në minutën 89′ Sebino Plaku edhe pse lëvizi shumë mirë mes mbrojtëse të Tiranës goditi vetëm rrjetën e jashtme. Por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Gjergji Muzaka i ardhur në fushë nga stoli në minutën e parë shtesë realizoi një gol me peshë që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Tiranës. Harkim perfekt i Takut me Muzakën që u zhyt me kokë si një bomber i vërtetë për fitoren e dytë radhazi të Tiranës në këtë kampionat pas 4 barazimeve në 4 javët e para. Korabi nuk kishte kohë për të reaguar dhe në “Selman Stërmasi” u mbyll gjithçka me suksesin 0-1 të bardhebluve.

Në Vlorë nuk fiton askush mes Flamurtarit dhe Kukësit, me kuqezinjtë që thyen mallkimin duke dërguar topin në rrjetë pas 10 ndeshjesh, por pa arritur të fitojnë pavarësisht se luajtën për 60 minuta në superioritet numerik, pasojë dhe e pritjeve të portierit Koliqi që ishte më i miri për verilindorët.

Minutat e mira skuadra vlonjate i konkretizoi në minutën e 20-të, kur Shkodra harkoi në zonë për Berishën që me kokë i dha epërsinë të tijve.

Në të 61-tën, Kukësi i mbetur me 10 lojtarë, gjeti barazimin falë Pero Pejiçit i cili u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post
Portalet e Zenit dhe frika e PD në zgjedhjet e 2017-ës

Portalet e Zenit dhe frika e PD në zgjedhjet e 2017-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

December 22, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

December 22, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

December 22, 2025
‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

December 22, 2025
“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

December 22, 2025
VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore

December 22, 2025
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother…

December 22, 2025
Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

December 22, 2025
VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

December 22, 2025
“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In