T’i besohet drejtimi i një kamioni 18-tonësh një vajze katërvjeçare, tingëllon si një recetë për tragjedi. Pikërisht këtë e ka bërë kompania Volvo, për të testuar modelin 540 hp FMX 8×6, që do të hidhet së shpejti në treg.
Në videon e regjistruar, shihet kamioni duke kaluar nëpër terren të vështirë, teksa goditet nga gjësende të forta dhe përplaset për mure betoni, transmeton Telegrafi.
Gjithnjë duke u dirigjuar prej largu nga duart e vogëlushes, kamioni kalon nëpër vështirësi të shumta, që dalin të jenë të pandalshme për këtë makinë.Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5hQ2-d_FMe4