Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të regjistruar në Romë
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima të aksidentit automobilistik kanë mbetur Riccardo Marchese dhe Dennis Di Tuccio.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në unazën Ostiense, në zemër të rrethit Garbatella, ku dy të rinjtë të cilët ndodheshin në një skuter, janë përplasur me një kamion.
Denisi vdiq në vend, ndërsa Riccardo, humbi jetën pak pasi u transportua në gjendje shumë të rëndë për në spitalin Tor Vergata.
Në spital është dërguar edhe drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/a.r