Drogë nga Hani i Hotit drejt Malit të Zi/ Autoritetet sekuestrojnë 300 kg marijuanë në Podgoricë

Droga Han I Hotit (3)

Rreth 300 kilogramë marihuanë u sekuestruan në portin e doganës së Podgoricës. RTCG shkruan se droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Droga posedohej nga një qytetar nga Bosnja dhe Hercegovinës, në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.
“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, -tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës, për TVCG. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.