Një aksident i rënë me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur sot në aksin Lëzhë – Shkodër. Sipas informacionit paraprak nga vendngjarja mësohet se aksidenti automobilistik ka ndodhur në fshatin Blinisht dhe në të janë përfshirë të paktën dy automjete.
Kamioni me targa AA 992 GG është përplasur me një automjet tip “Benz” me targa të Lezhës, ndërsa ky i fundit është përfshirë nga flakët.
Për pasojë mësohet se drejtuesi i “Benzit” ka humbur jetën ndërsa shtetësja E. Gjika e moshës 65 vjeç ka mbetur e plagosur.
Dyshohet se kamioni i ka prere rrugën automjetit që drejtohej nga viktima, ndërsa emri i këtij të fundit nuk bëhet i ditur.









