Një oficer i forcave speciale që ndërhynë në St Denis, aty ku ndodheshin edhe terroristët së bashku me organizuesin e sulmeve të Parisit, i ka treguar agjensisë britanike BBC neës momentet e tensionit dhe “luftës”.
Oficeri i skuadrës speciale “Hugo” tha se snajperi që po i ruante kishte dëgjuar kamikazen, e cila kishte bërë sikur po dorëzohej fillimisht, në mënyrë që të tërhiqte të gjithë skuadrën brenda apartamentit, që më pas të shpërthente veten.
“ Kur arritëm në katin e tretë, vendosëm eksplozivë tek dera, por kur i shpërthyen, dera nuk kolapsoi e gjitha. U detyruam të vendosim një sasi tjetër eksplozivi por përpara se ta shpërthenim, u qëlluam me breshëri armësh automatike. Ne ishin vetëm 1 metër e gjysëm larg kësaj dere. Unë nuk i dëgjova kurrë terroristët të flisnin, por një snajper i yni, jashtë ndërtesës i dëgjoi. Ai dëgjoi një femër, e cila pretendonte se do të dorëzohej. Ne besuam se ajo donte të na tërhiqte brenda apartamentit në mënyrë që të shpërthente veten, dhe me të, edhe neve”- tregon oficeri i policisë speciale.
Më poshtë video e momenteve kur kamikazja Boulahcen, 26 vjeç, flet me policët, të cilët e pyesin se ku është organizatori i sulmeve të Parisit Abdelhamid Abaaou.