• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kamikazë’/ Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Zjarret të qëllimshëm. Për rikuperimin e bimësisë duhen 30 vite

by Java News
06/08/2021 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Kamikazë’ i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për ‘Report Tv’, ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatën kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.

Flakët në Karaburun vijojnë prej ditësh tashmë, ndërsa Dedej tha se janë djegur 1200 hektar, kryesisht kullota, ndërsa 35 janë me pemë të larta. Dedej u shpreh se ka një plan për të ripyllëzuar tokën, duke përmendur edhe mbjelljen me farë, por shtoi se do të duhen 20-30 vite që  të rikuperohet.

“Historia me zjarret e fuqishme filloi me Malin e Tomorrit, që u vu nën kontroll pas 10 ditësh dhe u përshkuan  480 hektarë nga zjarri, 50 hektarë u dogjën totalisht. Ne tentojmë të shkojmë sa më shpejt pranë vatrës së zjarrit dhe ta izolojmë. Në momentin që shkohet më vonë fillojnë problematikat, kjo ndodhi në Karaburun. Ne e fikëm vatër e parë të zjarrit, por u ndezën vatra të menjëhershme mbi shpinën tonë. Barinjtë i vënë flakën dh ene përballemi me një situatë që nuk duhej të ishte e tillë. Kemi të bëjmë me zjarre të qëllimshme.  Në Karaburun janë 1200 hektarë të djegur, sipërfaqe kullotash kryesisht, por ka dhe shkurre të karta dhe 35 hektarë i llogarisim dëm ekonomik sepse janë drunj”, u shpreh ai.

Sipas Dedej, situata në Karaburun agravoi për shkak të vatrave të menjëhershme të zjarreve që u ndezën. Ai theksoi se vatra e parë në Karaburun u izolua shpejtë, por barinjtë ndezën vatra të tjera ‘pas shpinës sonë’. Dedej shprehet optimist në lidhje me normalizimi e situatës, ku thotë se flakët janë vënë tashmë nën kontroll, duke shpresuar se nuk do të ketë përkeqësim të motit që do të sillte erë të fortë.

“Sot flas me optimizëm, fikja u ndihmua edhe nga lagështi anë ajër dje dhe ndaluam ecurinë e zjarrit në drejtim të pyllit dhe kemi krijuar një brez të mirë edhe shpresojmë që era të mos fry e fortë dhe të vëmë në kontroll zjarrin në pjesën jugore te Karaburunit. Kemi shumë zjarre të vogla. Kemi patur një zjarr të pakuptimtë në Valbonë, në majë të malit ku nuk ka as barinjtë. Ka njerëz të mbrapshtë që duhet të ndalohen. Karaburuni është një pikë që nuk duket nga larg dhe duhet 3 orë për t’u ngjitur atje. Në Karaburun ne fikëm një vatër zjarri dhe kur po ktheheshim, u vu zjarr në 3-4 pika. Karaburuni ka nj ë specifikë sepse ka patur disa vatra zjarri të vëna njëherësh qëllimisht dhe ishte e pamundur të kontrolloheshin. Shqipëria nuk i ka të gjitha mjetet e nevojshme, helikopterët dhe aeroplanët për këtë punë. Helikopteri ka bërë mbi 50 fluturime në ditë. Unë zjarrvënien e shoh si akt terrorist sepse nuk ka kuptim si mund të vihet zjarr në disa shkëmbinj, nuk i jap dot shpjegim për çfarë vihet zjarri në këto pika”, theksoi Dedej.

Ai numëroi edhe Parqet kombëtare që janë përfshirë nga flakët, duke përmendur Thethin, pjesën e lumit Buna, Parku Natyror i Korab-Koritnikut, dhe Bredhi i Hotovës në Gjirokastër. Ai tha se vatrat janë të vogla, dhe janë izoluar.

Po ashtu ai theksoi mungesën e dënimit për autorët e zjarrvënieve.

“Fatkeqësisht, është e vështirë të gjenden autorët, pro edhe ata që janë gjetur, nuk di si e arrijnë, por autorët dalin të lirë, nuk ka shumë të dënuar për djegie e sipërfaqeve pyjore”, theksoi ai./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Zjarri në Gjorm/ Rama: Shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka, prioritet evakuimi i banorëve

Zjarret në Karaburun/ Era e fortë riaktivizon vatrën te Gropa e Pirit, digjen pyjet me bredha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In