• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kamëz, Beqaj: 840 milionë lekë për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore

by Java News
20/12/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga muaji maj i vitit të ardhshëm, banorët e Bashkisë së Kamzës do të përfitojnë një shërbim dinjitoz të kujdesit shëndetësor pranë Qendrës Shëndetësore. Prej disa muajsh, në këtë Bashki kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Qendrës Shëndetësore.

Rreth 640 milionë lekë është fondi për rikonstruksionin e godinësm ndërsa 200 milionë lekë të tjera do të shkojnë për pajisjet mjekësore dhe mobilimin, në mënyrë që 77 mjekë dhe infermierë të kësaj Qendreje t’ju ofrojnë pacientëve një shërbim më të mirë të kujdesit shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspekoi ecurinë e punimeve, teksa theksoi se kjo është një tjetër provë e punës me përkushtim dhe me ritëm të lartë, që në maj të vitit të ardhshëm qytetarët e kësaj njësie të kenë një Qendër Shëndetësore dinjitoze për të plotësuar nevojat e kujdesit shëndetësor Parësor.

Kreu i Shëndetësisë shprehu falënderimet edhe për personelin mjekësor, i cili po bën një punë të sforcuar në një mjedis të përkohshëm deri në përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e QSH-së.

“Prej disa muajsh, në Bashkinë e Kamzës ka filluar rikonstruksioni dhe zgjerimi i Qendrës Shëndetësore. Është një njësi ku ka goxha popullsi, për pasojë, ka dhe nevoja për kujdes shëndetësor. Bashkia e Kamzës ka rreth 90 mijë banorë, përveç Qendrës së Specialiteteve në Paskuqan, që ka filluar nga puna gjatë vitit, po punojmë me një investim rreth 640 milionë lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për të vendosur në kushte normale edhe këtë Qendër Shëndetësore”, u shpreh Beqaj.

Që në fillim të vitit të ardhshëm, tha më tej kreu i shëndetësisë, me buxhetin që u miratua të Enjten, alokohen dhe 200 milionë lektë të tjera për pajisjet mjekësore dhe mobilimin, në mënyrë që me të mbaruar punimet që po ecin me një ritëm të kënaqshëm, të cilat do të jenë gati në muajin maj të vitit të ardhshëm apo 2-3 muaj përpara detyrimit kontratual, ndërkohë që do të instalohen edhe pajisjet, në mënyrë që në maj, të mund të ofrojmë një shërbim shumë më të mirë.

“Janë rreth 840 milionë lekë që po investohen nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe nga Buxheti i Shtetit për të përmirësuar shërbimin shëndetësor në Kamëz. Dua të falenderoj personelin shëndetësor, i cili në këtë periudhë, po bën një punë të sforcuar në një mjedis të përkohshëm dhe, gjithashtu, ti kërkoj ndjesë banorëve të Kamzës, që ndoshta këto muaj mund të jenë bezdisur apo mërzitur pak por kjo është provë që po punojmë me përkushtim dhe me ritëm, që në maj të vitit të ardhshëm këtu të kenë një Qendër Shëndetësore dinjitoze për të plotësuar nevojat e kujdesit shëndetësor parësor që të mos shkojmë në mënyrë të panevojshme në spitalet e Tiranës”, u shpreh Ministri Beqaj.

Next Post
Janez Kopac: Linja e interkonjeksionit, peng i marrëveshjes teknike për veriun

Janez Kopac: Linja e interkonjeksionit, peng i marrëveshjes teknike për veriun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jam narkos”, Presidenti i Kolumbisë ndjen presionin e Trump: Kam vetëm një shtëpi!

“Nuk jam narkos”, Presidenti i Kolumbisë ndjen presionin e Trump: Kam vetëm një shtëpi!

January 5, 2026
“U plagosën dy policë”, arrestohen katër mbështetës të ‘Shqipëria Bëhet’, 6 procedohen

“U plagosën dy policë”, arrestohen katër mbështetës të ‘Shqipëria Bëhet’, 6 procedohen

January 5, 2026
“Altin Dumani i trembet Sali Berishës për 21 Janarin”

Berisha “nuk i ndahet” Dumanit: Shënimi që i lashë ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme

January 5, 2026
Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

January 5, 2026
Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

January 5, 2026
Shtyhet gjyqi paraprak për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shtyhet gjyqi paraprak për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet seanca e radhës

January 5, 2026
Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

January 5, 2026
“Lapaj jashtë rrezikut për jetën”. Reagon “Trauma”: Edhe dy policë të lënduar pas përplasjes te Kryeministria

“Lapaj jashtë rrezikut për jetën”. Reagon “Trauma”: Edhe dy policë të lënduar pas përplasjes te Kryeministria

January 5, 2026
I vetëm “kundër të gjithëve”, si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

“Serbia dhe Rusia me luftë hibride”- Rrëfimi i Kurtit për qeverinë e re, zgjedhjet dhe Amerikën

January 5, 2026
Kina kritikon SHBA-të për kapjen e Maduros: Nuk mund të bëni gjykatësin e botës

Kina kritikon SHBA-të për kapjen e Maduros: Nuk mund të bëni gjykatësin e botës

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In