• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kamerat e sigurisë zbulojnë dinamikën, ja si ndodhi atentati në “Bllok”

by A R
05/10/2018 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën e atentatit të mbrëmshëm ndaj Ervis Martinajt në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Në pamje është fiksuar momenti kur dy grupet rivale futen në lokal dhe brenda pak sekondave aty nis përleshja fillimisht fizike dhe më pas edhe me armë zjarri. I pari që hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, Rigers Gaxha, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje

Grupet janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Rigers Gaxha, duke i dalë në mbrojtje Ervis Martinajt qëllon me armë zjarri në drejtim të grupit rival. Kundërpërgjigja rezulton fatale për Gaxhën i cili merr një plumb në kokë, ndërsa Ervis Martinaj dhe Laert Hasa, të cilët kanë qenë në një tavolinë sëbashku mbesin të plagosur.

Nga përplasja e mbrëmshme me armë ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ndodhet në një Spital Privat. Dy të plagosurit e tjetër Ervis Martinaj dhe Laert Hasa prej mbrëmjes së djeshme ndodhet te Spitali i Traumës, i cili mbahet i blinduar nga FNSH dhe Forcat RENEA. Përplasja me armë zjarri ndodhi në ambientet e lokalit të biznesmenit Redi Popescu i cili ka mbetur i lënduar lehte (jo me plumb) nga përleshja mes bandave kriminale. Por familjarët e tij të kontaktuar nga Report Tv theksojnë se biznesmeni nuk është plagosur.

Ervis Martinaj eshte emer i njohur per drejtesine dhe policine shqiptare, i denuar dhe i perfshire ne shume ngjarje te ndryshme penale, mes te cilave edhe nje vrasje.

Nderkohe, biznesmeni Popescu është një personazh i njohur në botën e medies dhe showbizzi-it në Shqipëri. Ai njihet për miqësinë e tij me shumë personazhe, madje ai i dogji shaminë e beqarit, Bes Kallakut.

Popescu ishte në qendër të vëmendjes edhe për shoqërimin e tij me milioneren amerikane, Paris Hilton. Ata u fotografuan gjatë një feste, të organizuar nga Philip Plein në Milano.

/b.d

Next Post
Dogana e Hanit të Hotit, BE jep 1.8 milionë euro për terminalin e ri

Ahmetaj kërkon bashkëpunim politik për të luftuar varfërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In