Dekreti për kamerat e Sigurisë në ambientet publike prej kohësh është diskutuar në komisionet parlamentare, por ka hasur në pakënaqësi jo vetëm në radhët e opozitës, por edhe nga vetë mazhoranca. Pikërisht për këtë arsye ka nisur një takim mes eksponentëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti socialist i komisionit të Sigurisë, Pirro Lutaj dhe nënkryetari i LSI-ë, Petrit Vasili së bashku me kryetarin e komisionit të Sigurisë, Spartak Braho pritet të gjejnë një konsensus mes tyre për të rrëzuar dekretin e Presidentit Nishani. Pritet që ky projektligj të kalojë në mbledhjen e ditës së enjte në parlament ndaj dhe vjen ky takim mes përfaqësuesve të mazhorancës.
ma.me