Prokuroria e ka “kopsitur” dosjen e vrasjes së Hekuran Billës. Organi i akuzës ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se në këtë vrasje kanë marrë pjesë të paktën 5 persona, të cilët janë Viktor Marku, nipi i tij Sebastiano Mali dhe të afërm të tyre.
Tv Klan raporton se për këtë vrasje policia gjatë 8 ditëve të fundit ka sekuestruar kamera sigurie në Tiranë dhe Durrës. Mësohet se vetëm në Tiranë, në një perimetër nga Komuna e Parisit, tek Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kombinat dhe Pezë janë sekuestruar 80 kamera, nga të cilat janë indentifikuar autori dhe bashkëpunëtorët. Sakaq është ndërtuar edhe intererari që kanë ndjekur autori dhe bashkëpunëtorët pas atentatit.
Po kështu 15 kamera të tjera janë sekuestruar në qytetin bregdetar të Durrësit, konkretisht në afërsi të portit. Në to është mundur të identifikohen lëvizjet që ka bërë Hekuran Billa, ditën e 11 Qershorit, pasi ndodhej në portin e Durrësit për të zhdoganuar automjetin e parë të importuar nga shteti belg.
Ditën që ndodhi vrasja disa bashkëpunëtorë të Viktor Markun ndiqnin Billës në Durrës. Ata kishin marrë makina me qera për të mos rënë në sy. Rezulton që ato të jenë automjete të marra me qira, një në Tiranë, dy në Durrës dhe 2 në Shkodër. Po me qira është marrë edhe automjeti X6 që ka përdorur 22-vjeçari Sebastiano Mali, në rolin e përcaktuar për të në zonën e Komunës së Parisit.
Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar 5 automjete që janë përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje. Tjetër provë janë qelizat telefonike.
g.kosovari











