• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kamerat e fshehta vërtetuan aktet e dhunshme, çohen në gjyq 9 protestues të PD

by A R
15/10/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq nëntë persona të akuzuar për shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike gjatë protestës së mbajtur nga opozita në Tiranë më datë 8 dhjetor 2015.

Shtetasve Drini Zaimaj, Nexhemedin Shehu, Artan Kaci, Besim Vladi, Ylli Muça, Ervis Koci, Aurel Filaj, Xhuljan Cala e Suzana Dimushi u janë njoftuar akuzat nga prokurori i çështjes, i cili më pas ka dërguar dosjen në gjykatë raporton Panorama.

Në kërkesën për gjykim theksohet se personat e akuzuar, kanë thyer xhamat e disa institucioneve përfshi edhe Ministrinë e Brendshme dhe i kanë vënë flakën bunkerit që po ndërtohej në atë kohë pranë dikasterit të drejtuar nga ministri Saimir Tahiri.

Prokuroria thekson se referimi i çështjes është bërë nga Policia e Shtetit, e cila ka dorëzuar edhe filmime të fshehta të bëra nga policia gjatë protestës nga pamjet e të cilave janë identifikuar edhe 9 personat e pandehur.

Nga ana tjetër theksohet se si prova janë përdorur edhe pamje të marra nga televizionet dhe këqyrja e vendeve të ngjarjeve ku kanë ndodhur episodet e dëmtimit të “pronës publike”.

Prokuroria përmend se në aktet për të cilat akuzohen 9 personat kanë marrë pjesë edhe shtetas tjerë që për shkak të cilësisë së pamjeve apo pozicionit në të cilin kanë qenë këta shtetas nuk ka qenë e mundur të identifikohen.

Ngjarjet për të cilat flet akuza ndaj 9 personave ndodhën në të njëjtën protestë për të cilën Bashkia Tiranë gjobiti PD-në me 16 milionë lekë për dëmet e shkaktuara në qytet, gjobë e cila në shumën më të madhe të saj është rrëzuar nga gjykata administrative pak javë më parë./a.m.

Next Post
Itali, shqiptari i ikën policisë me BMW e vjedhur, përplaset për vdekje

Ishte dëbuar nga shteti italian, arrestohet shqiptari me dokumente false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In