• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kam qenë e pirë!”/ Jo vetëm burrat, gratë lëshohen tek alkooli. 40-vjeçarja bën për spital një tjetër: Po kaloja në trotuar, më kapi për flokësh dhe…

by Java News
08/03/2021 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

35 femrave iu është hequr patenta, por shumica e tyre kanë përfunduar në pranga pasi prej muajit nëntor janë konstatuar  duke drejtuar makinën në gjendje të dehur apo me përqindje më të lartë alkoli.

Të dhënat jepen për Gazetasi.al nga burime të policisë rrugore që detajuan se për shkak të aksidenteve të shumta të muajve të fundit janë shtuar edhe kontrollet në akset kryesore

A.L. është një 28 vjeçare që përfundoi në policinë e Tiranës. Pasi një shërbim policor i dha shenjën e ndalimit, e reja ndaloi menjëherë. Por kur e teproi me shakatë ndaj policëve, ata dyshuan se shoferja e re mund të kishte konsumuar alkool.

Pas testit të alkoolit, gruaja rezultoi në gjendje të dehur dhe për këtë arsye iu kërkua që të zhvendosej si pasagjere, sepse nuk ishte në gjendje për t’i dhënë timonit. Makinën e saj e drejtoi një oficer policie.

Në komisariat vajza përfundoi në pranga. Përpara gjykatës të nesërmen ajo shpërtheu në lot. “ Isha në një ditëlindje dhe festuam brenda orës 20.00, duhet të bënim gëzuar dhe të shpërndaheshim. Siç duket u deha”.

Një tjetër grua 32 vjeçe doli para gjyqtarit të masave të sigurisë të enjten e kaluar. Edhe ajo ishte e dehur në timon dhe gjykata vendosi, ashtu si edhe për 28 vjeçaren, ndryshimin e arrestit duke e dërguar atë në shtëpi.

Nëna e një fëmije pranoi që kishte pirë alkol në mbyllje të orarit zyrtar duke qenë se siç tha V. S . jeta e saj ishte kthyer në mbytëse veçanërisht gjatë situatës së Covid-it.

Por profesoresha Arjana Muçaj e shpjegon për Gazetasi.al këtë trend të ri në kryeqytet si një fenomen ndërkombëtar

“Fenomeni nuk ndodh vetëm në Shqipëri, është një fenomen global. Ne po kërkojmë të drejta të barabarta dhe një nga pikat për të qenë të barabartë shikohet edhe në aspektin social, pra jeta sociale në shoqëri.

Përshembull meshkujt është pranuar që kanë jetë sociale më tepër se sa femrat dhe një nga të drejtat që kërkohet është edhe barazia e jetës sociale. Dhe po të shikosh pirja e duhanit dhe pirja e alkolit ju përkisnin meshkujve, kurse orët e zgjatura në jetën sociale e kthejnë edhe femrën në përdoruese të tyre. Sidomos tek moshat e reja. Gratë po e shikojnë të barabartë në alkol pozicionin e tyre. Çfarë ka më shumë gjinia mashkullore sesa femërore në aspektin social shtrohet pyetja?’

Jo vetëm alkool, por edhe sherre

Por ka çuditur në komisariatin numër dy, 40 vjeçarja R.SH e cila u shoqërua pas denoncimit të një vajze. E reja në gjendje të dehur kur i ka dalë efekti i alkoolit ka treguar se nuk mbante mend asgjë.

Por ndërkohë vajza ishte denoncuar nga një tjetër femër  bëjnë me dije burimet e policisë për Gazetasi.al.

“Po kaloja në trotuar së bashku me dy motrat D. dhe K. , ndodhesha në rrugën e Kavajës. Një grua po ecte paralel me ne  dhe në këtë moment ju thashë motrave të ndalonim sa të kalonte gruaja që nuk e njihja. Por pasi i thashë këto fjalë gruaja na shau dhe ofendoi  megjithëse ne ndaluam që ajo të ikte përpara dhe më pas më kapi për flokësh”.

Adoleshentja tregon se gruaja nuk po ja lëshonte flokët , kurse njëra nga motrat është treguar më e shkathët dhe ka njoftuar policinë. “Dua të them se nga goditjet në kokë shkova në spital ku mora ndihmë mjekësore”

Gruaja e shoqëruar në polici tha se “nuk më kujtohet ta kem bërë këtë veprim, pasi kam qenë e pirë, atë ditë u shtrova me ca mikesha dhe pimë. Nuk mbaj mend dhe nuk mund të them sepse nuk e di, se çfarë më ka nxehur. Asnjërën nga vajzat nuk e njoh dhe ju kërkoj falje secilës për shqetësimin që ju kam shkaktuar”, thotë 40 vjeçarja që sidoqoftë mbasi të hartohet raporti do përfundojë nën hetim për akuzën e rrahjes./ SI

Next Post
Rama njofton një tjetër largim nga PS, pas Vasilika Hysit edhe Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më në parlament

Rama njofton një tjetër largim nga PS, pas Vasilika Hysit edhe Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In