Filmi turk “Mrekullia në qelinë numër 7” është padyshim një ndër filmat më të ndjekur të momentit.
Filmi u shikua nga më shumë se 5 milion njerëz kur ishte në kinema, ndërsa tani në këtë periudhë izolimi është kthyer në filmin e preferuar edhe të personazheve të njohur.
Historia e tij ka prekur të gjithë dhe midis tyre edhe futbollistin brazilian Neymar. Përmes një story, Neymar tregon se filmi e ka bërë të qajë si fëmijë.
“Ata që kanë fëmijë do të kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Filmi shumë i bukur, kam qarë si fëmijët”.