• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kam një ‘Glock’ në shtëpi”, befason Kamala Harris: Sigurisht që kam qëlluar me armë

by A R
08/10/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamala Harris po përforcon ndjeshëm pozitat e saj në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA dhe duket se disa pikë i ka fituar edhe me deklaratat e saj pro përdorimit të armëve.

Harris së fundmi ka pranuar se di të qëllojë me armë – fjalë për fjalë ka thënë kështu dhe jo në thonjëza – pasi zv/Presidentja rrëfeu se ka armën e regjistruar në emër të saj.

Zv/Presidentja demokrate në një intervistë për “60 Minutes” të CBS zbuloi të hënën se zotëron një armë gjysmë automatike të llojit “Glock”, me të cilën pranoi se ka qëlluar në mënyrë të sigurt në një poligon qitjeje.

“Unë kam një Glock që e mbaj prej disa kohësh”, tha Harris, teksa iu përgjigj një gazetari që e pyeti nëse ajo posedonte armë.

“A ke qëlluar me të?”, e pyeti gazetari. “Sigurisht që po, në poligonin e qitjes”, u përgjigj ajo duke qeshur dhe duke kujtuar të kaluarën e saj si prokurore.

Deri kohët e fundit, Kamala Harris ishte përpjekur të fshihte faktin se zotëronte një armë, duke u rreshtuar me kampin demokrat që tenton të favorizojë rregullore më të forta për përdorimin e tyre.

Më pas në mesin e shtatorit, zv/presidentja e zbuloi në një intervistë për Oprah Winfrey se ajo zotëron një armë, pa specifikuar se cilën, dhe u shpreh asokohe se do të qëllonte çdo person që mund të shkelte në banesën e saj.

Me zgjedhjet e 5 nëntorit në prag, një proces që shihet si garë kokë më kokë me rivalin e saj republikan Donald Trump, ajo është detyruar të mbajë tashmë një qëndrim në një vend si SHBA që ka më shumë armë se sa njerëz në qarkullim.

/a.r

Next Post
Sekuestrohen mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari

Sekuestrohen mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In