Altin Basha është prezantuar sot si drejtori i ri i Teatrit Eksperimental. Në fjalën e tij, Basha ka theksuar ideja për të reformuar këtë teatër e ka detyruar atë që të konkurronte.
“Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër”, thotë Basha.
Ishte ministrja e Kulturës Elva Margariti që ka prezantuar drejtorin e ri te Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Altin Basha.
“Merr një detyrë në një moment të vështirë dhe delikat për teatrin. Është momenti të ecim në një mendësi të re në këtë periudhe pandemie. Shfaqje me pak publik dhe me pak aktor, “One man show”, thotë Margariti.
Nga ana e tij, ish-drejtori Kiço Londo tha se “Ky teatër është pjesë e bukur dhe një vijë ndarëse”
Kujtojmë që Kiço Londo e mbante detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental që prej qershorit të vitit 2014.
“Kujtim Spahivogli” është krijuar si pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me Teatrin Kombëtar.
g.kosovari