• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam lexuar 149 libra shqip, gjuhën e mësova me kaseta”/ Historia e 78-vjeçarit suedez që nuk mungon në asnjë panair libri: Shqipëria, zhvillim drastik

by Java News
22/11/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duhan tarabosh dhe llullë dhuratë. Marr gjysmë kile me vete”. Kur e dëgjon të flasë kështu, duket si një shqiptar tradicional, por personazhi është Bjorn Edgar, 78 vjeç nga Suedia. Kontakti i parë me Shqipërinë në vitin 1971, e lidhi aq shumë me vendin tonë, saqë i premtoi vetes që nuk do të reshte kurrë së vizituari…

“Erdhëm grup turistësh por premtova që nëse Shqipëria hapet do vija prapë. Një gjuhë është si një çelës që hap vendin, hap derën, mund të bisedoj me njerëzit, mund të lexoj…”, thotë ai për Report TV.

Dhe ashtu ndodhi. Hapja e kufijve në vitin 1990 ishte momenti për të përmbushur premtimin që i kishte dhënë vetes. Bjorni, flet tashmë 8 gjuhë të huaja, por mënyra se si ka mësuar shqipen, është mbresëlënëse.

“E kam mësuar me libër, me kasetë, në fillim, pastaj fillova të udhëtoj, kur u hap Shqipëria s’pata më problem, më pëlqen shumë vendi juaj”, tregon ai.

78-vjeçari nga Suedia, dikur mësues i gjuhëve të huaja, vjen çdo vit në Shqipëri. Eventi që ai nuk do të donte kurrë ta humbiste, është panairi i librit.  Ai ka lexuar tituj të një numri të madh autorësh, mes të cilëve Ismail Kadare, Vili Minarolli, Dritëro Agolli dhe veprat e Enver Hoxhës.

Bjorn Edgar tashmë është i vetëm në udhëtimet e tij, por deri vonë, shoqëruese të përhershme kishte bashkëshorten, e cila nuk jeton më. Ajo që i pëlqen më së shumti në Shqipëri, është natyra, duke veçuar bjeshkët, si dhe zonën juglindore të vendit.

“Bjeshkët, malet më pëlqejnë më shumë, deti ashtu ashtu. Malësia e Madhe, Gramozi është mrekulli, edhe në veri Vermosh, Tamarë, Voskopojë. Korça është qytet simpatik, ndryshe nga qytetet e tjera, është lart, ajër i freskët. Në hotele, ose në kamping, ose në makinë, pak të izoluar, në natyrë, më pëlqen shumë natyra shqiptare”, shprehet ai.

Edhe traditat dhe kultura ilire, për Bjornin e bëjnë Shqipërinë të papërsëritshme…

“Vallet shqiptare janë të mrekullueshme, ngjajnë pak me grekët, jeni pak të ngjashëm, vetëm gjuha është ndryshe, ju jeni ilirët, rrënjët ilire. Shqipëria është më ekzotike se sa Greqia”, tregon Bjorn.

Si një vizitor i përhershëm i vendit tonë, 78-vjeçari nuk mund të mos vërejë ndryshimet drastike të viteve të fundit.

“Ka ndryshuar shumë, nga një vit në tjetrin, kullat, është një Manhatan. Më mirë pamja, është e mrekullueshme, kanë rregulluar sheshin, parkun, rrugët. Para disa vitesh rrugët ishin shumë të keq, vështirë për të udhëtuar, tani janë mirë, kjo lehtëson shumë për një udhëtar si unë, mund të shkojë kudo.

Për herë të dytë isha në 1996, morëm një traget, nga Shkodra deri në Sarandë menduam 1 ditë mjafton, por 2 ditë. Duhet të kalonim një natë në Llogara për të fjetur në çadër. Nuk kishte tabela”, thotë ai.

g.kosovari

Next Post
PS mbledh Grupin Parlamentar, çfarë do të diskutohet

PS mbledh Grupin Parlamentar, çfarë do të diskutohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In