• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam gjetur paqen”/ Kryemadhi mesazh nga SHBA: Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha

by Java News
11/11/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit të takimeve të saj me komunitetin shqiptar në Miçigan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vizitoi dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit shqiptar.

Takimin e parë e zhvilloi në kishën ‘Zoja Pajtore’ ku u takua fillimisht me Dom Ndue Gjergjin i cili i foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

Kisha Katolike ‘Zoja Pajtore’ është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare gjithashtu promovon libra dhe talente të reja, seminare dhe simpoziume të ndryshme, tha Dom Ndue Gjergji.

Pas këtij takimi Kryemadhi mori pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mori fjalën para të pranishmëve.

“Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit. Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja. Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë ë rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë.

Kryemadhi e mbylli fjalën e saj duke i uruar të gjithë të pranishmit: ‘Zoti ju ruajt juve, Zoti ju ruajt familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër. Amin’.

Gjithashtu kryetarja e LSI vizitoi edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit. Kryemadhi vendosi edhe një buqetë me lule tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit.

g.kosovari

Next Post
Panairi i Librit “Tirana 2019” fillon në 13 nëntor, titujt e rinj do ekspozohen gjatë 5 ditëve

Panairi i Librit “Tirana 2019” fillon në 13 nëntor, titujt e rinj do ekspozohen gjatë 5 ditëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In