• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

by A R
12/02/2026 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në intervistë për “Real Story” u shpreh se 21 janari përbën testin më të madh të drejtësisë shqiptare dhe shprehu optimizmin se SPAK do të veprojë në zbardhjen e saj, pavarësisht vonesave.

Ai theksoi se personi, i cili ka dhënë urdhrin për vrasjen e katër qytetarëve në bulevard është Sali Berisha, ish-kryeministri i kohës.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Problemi është që SPAK-u refuzon 21 janarin, prokuroria refuzon 21 janarin

Taulant Balla: Unë përsëri pyes si do ta monitorojmë ne zbatimin e vendimit të Gjykatës Europiane të së drejtave të njeriut në rastin e 21 janarit?

Sokol Balla: Si pra si ma thuaj?

Taulant Balla: Sepse Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në rastin e 21 janarit me vendim të Gjykatës së Lartë e cila ka transpozuar vedimin e Gjykatës Europiane të së drejtave të njeriut…

Sokol Balla: Dhe a jeni dakord me mua se SPAK dhe gjykatat sot do ta kishin mbyllur çështjen e 21 janarit që ishtë cështja më madhore dhe më delikate ndoshta e tranzicionit pas vrasjes së Azem Hajdarit por unë besoj se është më shumë se vrasja e Azem Hajdarit ose ose pothuajse në të njëjtin nivel. Flasim për nga shkalla e rëndësisë.

Taulant Balla: E rëndë ka qenë vrasja e Azem Hajdarit

Sokol Balla: Kjo është më e rëndë sepse është shteti kundër qytetarëve

Taulant Balla: Ki parasysh që në atë rast ishte një grup kriminal

Sokol Balla: Kurse në këtë rast kemi shtetin kundër shtetasve të vet

Taulant Balla: Ndërkohë që në 21 janar ka qëlluar shteti dhe këtu ka një gjë sepse këtu nuk të ka lënë njeri të hamendësosh. Personi që ka dhënë urdhrin ka dalë në studion tënde…

Sokol Balla: Dy herë…

Taulant Balla: Dhe ka thënë në studion tënde…

Sokol Balla: Dhjetor 2015 dhe në prill 2018.

Taulant Balla: Ky person ka dalë në studion tënde dhe ka thënë “ti në atë dritare unë në atë dritare mes ballit me snajper”.

Sokol Balla: Kaq! Atëherë pse nuk vepron SPAK-u?

Taulant Balla: Të t bëj një pyetje. Kanë ardhur gjë ta marrin këtë videon?

Sokol Balla: Jo! Unë i kam bërë dhe libër. I kam thënë hajdeni merreni, na thirrni t’ju dëshmojmë aq sa dimë ne. Unë skam fare besim dhe nuk jam fare i vetmi.

Taulant Balla: Unë kam besim që do të veprojë. Jam optimist.

Sokol Balla: Optimizmi apo pragmatizmi si politikan?

Taulant Balla: Mua optimizmi më mban këtu gjatë. Thamë diçka për 21 janarin dhe ia them shpesh kolegëve të mi. Për mua testi më i madh i drejtësisë së re shqiptare është dosja e 21 janarit. Nëse SPAK-u nuk del dot nga dosja e 21 janarit në kuptimin e zbardhjes dhe nëse përdoret elementi i parashkrimit si shpëtim, dua t’ju kujtoj një dosje, dosjen e mineriadave në Rumani, meqe u lodha me këtë histori. Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu i cili ishte njeriu që thirri minatorët të vinin në Bukuresht me bishta lopatash dhe kazmash për të shpëtuar pushtetin dhe që me ato bishta kazmash e lopatash u vranë studentët dhe protestuesit e tjerë, u dënua pas 26 vitesh që nga koha e mineriadave. Kështu që kur veprimet shpërdorimet e detyrës sido që ti quani si vepra penale, ushtrimi i paligjshëm…

Sokol Balla: Ta shikojmë se çfarë do të ndodhi…

Taulant Balla: Kur këto kryhen në bashkëpunim dhe për pasojë ka vrasjen e qytetarëve mu përpara zyrës tënde kjo është vepër e paligjshme.

Sokol Balla: Megjithatë le të ndahemi me paqe. Ta shikojmë se çfarë do të ndodhi.

Taulant Balla: Prandaj jam optimist.

Sokol Balla: E sigurt është që nuk do t’ju gjuajnë me tritol dhe molotv poshtë zyrës as juve dhe kujt tjetër. Taulant, faleminderit ishte kënaqësi që ishe sonte në program.

Next Post
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In