• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam bërë të qesh edhe veten, ndërsa gruan time, jo!”

by A R
06/11/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert Z. Zholi

… Shkoja shpesh tek kafe “Myzeqari”, një kafe në Athinë që sigurisht ia kam pagëzuar unë emrin kështu. Bëheshim gjithsej 10 burra shqiptarë dhe grekë, e uleshim të pinim nga një teke ujë të bekuar. Sapo kisha ardhur nga Shqipëria dhe isha i trishtuar, sepse e lashë vendin tim me probleme… Kështu e nis rrëfimin e tij, aktori i njohur, “Artisti i Popullit”, Luftar Paja, për kohët e tij të kaluara në Greqi …

“Mbaj mend sesi ia fillova bisedës së parë ku të gjithë më shihnin me habi..

Ne në Shqipëri i jemi përveshur punës që Europa të mos heqë akoma siklet për ne. Ndërkohë, që emigrantët shqiptarë e kanë pak keq se nuk i bëhen letrat për legalizim. 70% e familjes sime është duke u përgatitur seriozisht për këtë problem. Është kthyer në fakt në një epidemi. Sepse mbi tavolina e karrige shoh gjithnjë karta të ndryshme në greqisht. “Janë për legalizimin”, më thonë. “Bëjini, bëjini!” u them se do ju duhen. Unë vazhdoj të punoj në Shqipëri ndërsa “lejen e krijimtarisë” e bëj në Athinë. Ndoshta, kushedi. Në të ardhmen mund të luaj ndonjë rol emigrantësh dhe jam duke studiuar karaktere. Sa herë vij në kryeqytetin grek, gjëra të reja mësoj. Sepse byrazerët tanë pjellin për çdo ditë karaktere. Nuk e kuptoj pse janë kaq pjellorë këtu në dhè të huaj dhe jo në Shqipëri.

Një nga miqtë e mi është Idajet Beqiri. Me të kam gjetur belanë. Sa herë që takohemi, kur na ndodh të trokasim ndonjë gotë, ai më uron për unitetin. Edhe unë kudo që vete, sa herë trokas gotën, ngre shëndenë për unitetin. Edhe në shtëpi, trak gotën dhe këtë avaz, kam.

– More burrë, po ne në unitet jemi në familje.

– Dëgjo grua! – i kthehem, – për këtë llogari kërkoi Idajetit e jo mua. Ma ngjiti që ma ngjiti… Hajde gëzuar, për Unitetin.

Gruaja ime, Qamilja, i ka për zemër aktivitetet e emigrantëve. Së bashku me Sofika Toporen merr pjesë në të gjitha aktivitetet e tyre. Në fakt, në shtëpinë tonë ne i kemi të ndara takëmet. Unë në aktivitete serioze nuk shkoj, se po të diskutoj unë, ndonjë prej të pranishmëve mund të qeshë. Ndërsa Qamilja është tepër me namuz. Kam bërë të qesh edhe veten time, ndërsa gruan time, jo. Asaj i shkojnë aktivitetet me peshë, ku flitet për gjëra të mëdha. Mua më kanë privuar nga kjo e drejtë. Edhe po të vete, do të rri jashtë radhe, ose jashtë liste. Ajo në çdo aktivitet emigrantësh është e para, por në asnjë gazetë, s’ia kam parë emrin.

Kam nisur të zgjas flokët. Jo, s’i kam rritur për ndonjë rol, por i kam lënë për qejf. Edhe gruaja kështu më thotë, “Priji!”, por unë jam burrë dhe nuk marr urdhra nga gratë. Flokët i lashë të gjata kur filluan t’i shkurtojnë pjesa tjetër e “ekuipazhit” të shtëpisë. Dua që në shtëpi edhe me flokë të kemi një masë mesatare, që t’i përgjigjet “nivelit” mesatar të jetesës. Por me flokët kam gjetur edhe një bela tjetër. Pronari ku punon djali, i ka flokët tamam si unë. Dhe jo vetëm flokët. Edhe nga trupi, edhe nga surrati, more. Një ditë u ulëm në një tavolinë dhe shikonim njëri-tjetrin me vëmendje. Ai shiko mua me habi, unë shiko atë. Unë prishja buzët, ai ngrinte supet. Unë psherëti, ai fërko sytë. Pastaj më tha:

– Jemi njësoj.

– Sikur je sozia ime.

– Dëgjo, o babi yt në Greqi, o babi im në Shqipëri, diçka kanë ngatërruar.

– Ka qenë ndonjëherë babai yt në Greqi?

– Është “arratisur” një ditë në kohën e luftës. Ia këputa kot.

-Lëre! – më thotë dhe më përqafon…

Në emigracion ka shumë vështirësi, por kalohen dhe ditë të bukura.

Beharin që shkoi ai “vëllami” im më dha çelësat e vilës në një fshat bregdetar në periferi të Athinës. Ç’e do, ç’vilë ishte… Ndenjëm 20 ditë si në përrallë. Na dukej vetja si mbret. “Ah, s’e patëm fat që muajin e mjaltit ta bënim në një vilë të tillë… – i thashë gruas. – Konita re, konita… Jo gjel fare, por edhe gjel hëne gjeje aty brenda në frigorifer. Çdo dhomë dhe korridor televizor. Po të kërceje mbi dy metra, bije në det. Qejf o qerrata! Telefon edhe në banjë. E provova edhe një herë të flisja nga banja. Pse të mos e provoja? Mbase s’më vinte më ai rast…”.

Kanë thënë për Luftar Pajën: 

Pëllumb Kulla

“Është një aktor i rrallë, me zë të kadifenjtë, me sy të gjallë e të kthjellët. Është një aktor, që porsi bletët e ka mbledhur nektarin lule më lule, vëzhgim pas vëzhgimi, bisedë pas bisede, këmbëkryq pas këmëbëkryqi, me durim shembullor. Çobo Rrapush nuk bën më nëna! Unë Luftarin e shihja në rol që sapo vija para vetes një fletë të bardhë dhe hapja kapakun e stilografit. Dhe ai e dinte këtë…”.

Kadri Roshi

“Është pak të thuash për Luftarin që është artist i madh…

Luftari është shkollë dhe për të kuptuar se çfarë është paradoksi, bëhet shkollë për të tërë kombin, për të tërë artin skenik shqiptar”.

Birçe Hasko

“Mua me Luftarin më kanë lidhur shijet artistike që i kemi të njëjta. Ndërsa si qytetar, më ka lidhur ndershmëria. Këto të dyja janë themelet e lidhjeve të mia me të. Gjëra që unë s’i lëviz. Që të dy nuk kemi lëvizur. Luftari është aktor shumë i zoti i shkëlqyer në skeç, është aktor shumë i mirë në kinema, dhe aktor shumë i mirë në teatër. Pra, ka tre dimensione. Unë jam dashuruar mbas Luftarit, mbas natyrshmërisë së tij. Ose e thënë shkurt: “Luftari në interpretim është vetë natyra”.

Mehdi Malkaj

“Po. Luftar Paja? Hyn tek ata aktorë të poshtër që drejtorinë qendrore të humorit e morën nga Shkodra dhe e çuan në Fier. Ky është Luftar Paja. Mos ma zini më në gojë. Nuk dua t’i shoh bojën”.

 Pavlina Mani

“Luftar Paja me punën e tij ka hyrë ndër ata aktorë që kanë lënë emrin e artistëve të mirë. Dhe këtë e ka arritur me punën e tij. Kam pasur fatin të luaj me Luftar Pajën në teatër dhe ta ndjejë këtë dhunti të tij”.

 Dritëro Agolli

“Jetën artistike të Luftar Pajës unë e kam ndjekur gati të gjithë. Kanë ndikuar edhe kushtet sepse ka pasur televizion dhe mjete të tjera për t’u informuar. Më ka bërë përshtypje diçka tek ai sepse ka qenë një artist i veçantë dhe një nga më të shquarit. Nuk ka qenë nga ato artistë që kanë krijuar tipa, por ka krijuar individë. Ka artistë që e nxjerrin mirë si tip fshatarin ose nëpunësin, por nuk arrijnë ta nxjerrin si individ. Nën interpretimin e tij Luftari ka nxjerrë një Çobo Rrapush shumë interesant që ka mbetur në memorien e gjithë shqiptarëve. Është një artist nga më të shkathëtit dhe më të kulturuar. Është njeri që e ka skalitur personazhin për ta bërë prezent mes njerëzve. Kam vënë shpesh herë buzën në gaz për tipat. Ai ka arritur të thjeshtojë kaosin që mbizotëron sot në botë”.(AFP.al)

Next Post
FOTO/ Rrjet i ri kanalizimesh për banorët në rrugën “Arkitekt Sinani”

FOTO/ Rrjet i ri kanalizimesh për banorët në rrugën “Arkitekt Sinani”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram

January 14, 2026
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s

January 14, 2026
Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In