Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë. Një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.
Paraprakisht raportohet se ajo ka thënë se ka bërë shumë gabime në jetë. Ndërkohë mësohet se 18-vjeçarja ka qenë e dashura e 22-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.
22-vjeçari është nipi i Vladimir Gjutës, një emër i dëgjuar për policinë dhe drejtësinë shqiptare, si autor për një sërë veprash penale.











