• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaloi vetëm Krishtlindjet dhe ditëlindjen/ Dr Fauci: Zbatoj ato që i predikoj vendit tim

by Java News
25/12/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr.Anthony Fauci mbushi 80 vjeç ditën e enjte, por ai nuk filloi të bëhej filozofik në ditën e tij të madhe.

“Kam frikë se nëse filloni të tërhiqeni pas dhe të filozofoni për gjërat , mund të largoni vëmendjen nga puna që kemi,” tha ai për CNN. ” Pra unë do ta lë filozofinë për një ditë tjetër.”

Puna e Faucit është e frikshme. Gati 120.000 amerikanë u zgjuan të enjten, 24 dhjetor, në spital me Covid-19, një rekord për pandemine dhe më shumë se 3000 njerëz vdiqën.

Fauci, drejtori i Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ka një mesazh shumë të qartë për vendin :” Udhëtimet të reduktohen sa më shumë të jetë e mundur dhe mos ketë mbledhje në darka dhe festa të mëdha.”

Ai do të zbatojë këshillat e tij për Krishtlindje dhe ditëlindje.

“Unë me të vërtetë e ndjej të nevojshme të zbatoj atë që i predikoj vendit tim,” tha ai. ” Megjithëse do doja shumë që fëmijët e mi, të cilët jetojnë në pjesë të ndryshme të vendit, të vijnë se bashku dhe të bëjmë një festë për Krishtlindjen dhe ditëlindjen time, por nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për t’u bërë kështu që do të ha një darkë të qetë me gruan time .”

Ai e di që kjo që i kërkon njerëzve të bëjnë nuk është e lehtë. E di që është e  vështirë të qëndrosh larg nga njerëzit që do, veçanërisht gjatë pushimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme si ditëlindjet e mëdha.

“Unë ndjehem padyshim i trishtuar,” tha ai. “Unë kam tre vajza, nga mosha 20 deri në 30 vjeç dhe ky është sezoni i parë i festave të Krishtlindjes dhe ditëlindjes sime që nuk i kaloj me vajzat qëkur ato kanë lindur. Pra është e trishtueshme, por të gjithë jeni përpjekur të mbajmë një qëndrim optimist.”

Ai dhe familja e tij mbahen fort pas idesë se do të ketë një ribashkim të madh.

“Vitin tjetër me shpresë në këtë kohë, ne do të kemi një festë të vërtetë  dhe me shumë përqafime që nuk mund t’i dhurojmë tani,” tha ai.

“Ne do të presim kohë më të mira.”

“Dhe kur të vijnë ato kohëra më të mira, ne do të marrim maksimumin prej tyre.”

g.kosovari

Next Post
Ky është Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi mbi RENEA-n/ I dyshuar për një vrasje në Greqi

Ky është Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi mbi RENEA-n/ I dyshuar për një vrasje në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In