• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: E di Malësia e Gjakovës ç’ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

by B K
13/01/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri tregoi më shumë lidhur me kallëzimin e tij në SPAK, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Beqiri ka kallëzuar Berishën se ka falsifikuar datën e lindjes së tij, fillimisht në 2009, nga 1 korriku 1944 kur ka lindur, në 15 tetor 1944. Këtë ndryshim Berisha nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit më pas në 2016 dhe 2021.

‘Problemi është që si e kemi theksuar në kuadrin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ndaj të pandëshkuarve, kam vijuar me disa kallëzime penale, për ish drejtuesit e lartë të shtetit që erdhën në krye të shtetit, opozitës dhe më pas morën frenat e pushtetit dhe i bënë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve duke mos përfillur shtetin institucionet, duke mos ditur kushtetutën apo ligjet e tjera.

Kanë ardhur për të sunduar, grabitur, vrarë, çuar Shqipërinë në atë derexhe me luftë civile në 97 dhe shkërmoqi shtetit në emër të Serbisë. Këto njerëz që erdhën me kriminelët, këta njerëz ka ardhur që këtë përjetim të 30 e ca vjetëve, Shqipëria duhet ti japi fund. Ky kallëzim tregon si një ish kryeministër e vë veten mbi kushtetutën, mbi gjykatat, mbi ligjet mbi KQZ, i shkel, e shpërdoron dhe askush nuk i hy gjembë në këmbë’, thotë avokati në ‘Studio Live’ .

Beqiri tregon më tej detajet se si Berisha i ka vënë vizë datëlindjes 1 korrik 1944, duke e zëvendësuar me 15 tetorin e 1944.

‘Në regjistrin themeltar për shtetasin Sali Berisha, regjistri në Tropojë kishte 2 emra, si kryefamiljar dhe emrin e bashkëshortes. Figuron i lindur në 1 korrik 1944. Në vitin 2009 i kërkoi drejtorit të gjendjes civile. Me procedurë urgjent të pajiset me kartë dhe pasaportë me datëlindje 15 tetor 1944. Dhe drejtori urdhëroi punonjësit e gjendjes civile që me procedurë të përshpejtuar urgjente të mbajë procesverbal dhe të pajisin me kartë dhe pasaportë duke ia ndryshuar nga 15 korriku në 15 tetor 1944. Pa pritur të vijë akti i lindjes në Tropojë. Ne e dimë çdo të thotë akt lindje. Nëse do të ndryshojë bëhet gjyq për këtë çështje. Edhe gjyq po të bëhet, gjykatat i rrëzojnë këto kërkesa. E kam çuar në SPAK dhe në regjistrin e gjendjes civile i është vendosur vizë datëlindjes korrikut 1944 dhe është vënë 15 tetor 1944. Ky është akti i parë i shpërdorimit të detyrës.’

Sipas tij, kreu i KQZ Celibashi duhej të kishte reaguar duke i hequr mandatin Berishës ashtu siç ka bërë me kryebashkiakun e Shkodrës dhe Kavajës.

‘Akt i paprecedentë i punonjësve të gjendjes civile. Kemi të bëjmë me një krim të vazhdueshëm. Te fakti në prill të 2016 dhe 2021 ka bërë formularin e dekriminalizimit, ligji i 2015 në kolonën b, ka një kapitull të veçantë dhe atje ka identitetin e personi që bën formularin dekriminalizimin, thotë çfarë ndryshimesh kanë ndodhur tek gjeneralitetet e tua, pasqyroji këtu nëse ke bërë ndryshim,. Ishte i detyruar që në këtë kapitullin b, nëse nuk bën gjë të tillë dënohesh me 3 vjet burg sepse konsiderohet vepër penale. Kur u vetëdeklarimit, nuk u pasqyrua ndryshimi. Nuk e ka bërë një gjë të tillë, ka hedhur firmën poshtë. Kjo është vepër penale dhe dënohet deri 3 vjet burg. KQZ me kryekomisioner Celibashin sa e mori vesh që u çua dhe u botua dhe deklarata e Berishës, duhet urgjentisht të mblidhje dhe të hiqej mandati i Berishës. Qëndroi indiferent. Nuk qëndroi indiferent kur qe rasti i kryetari i bashkisë Kavajë dhe Shkodër.’

Shkaku sipas avokati është një ngjarje në shtëpinë e Berishës në 1943.

‘Ky person që del mbi ligjin që e shkel me këmbë, ky person është mbi tërë strukturat dhe është super qytetari i këtij vendi. Ky nuk përgjigjet. Kam thënë janë 2 shkaqe, dhe i kam thënë do më pyesni. Shkaku kryesor e kam thënë, ai me këtë do të largojë të dhëna të tjera të gjeneralitetin të tij, atësinë. Do ta largojë, lidhet me tjetër gjë. I kam thënë SPAK do ua them juve. Motiv të cilin e di gjithë Malësia e Gjakovës, fiset e Tropojës, ç’ndodhi në 1943 në shtëpinë e Sali Berishës dhe pjellë e kujt është. Meqë do ta largojë të keqen që i ndodhi në familje, dhe doli farë e keqe, dhe ke gen serb, dhe nuk do i ndahesh këtij vendi me prostitucion, vrasje. Siç e ka bërë. Është tek kombësia e vet. Për llogari të serbëve i bën. Ai e konsideron gjë pozitive që bën këtë kundër nesh. Do që të vrasi me një gur dy zogj. Si i sëmurë psikik që është, mendoi se mund ta largonte të keqen me datëlindjen. E bën në tetor se vlerëson se burrat e shtetit në këtë vend lindin në tetor, ka lindur Ahmet Zogu, Sali Berisha, Enver Hoxha, Ramiz Alia. Dhe ju të tjerët nuk jeni gjë. Kjo është e derivuar si motiv i dytë.’

Ndërsa për akuzat e Berishës dhe Metës ndaj tij se ka qenë i burgosur, i quan serbo file.

‘Akuzat e palës tjetër janë akuza të shkollës serbo file. Ua kam dhënë përgjigjen e duhur. Këtyre thuaju çfarë të duash nuk u ndryshon fytyra.

E njihnin një spiun të deklaruar të Beogradin dhe Milloshevicit, e kam filluar luftën ndaj tij nga 10 janari 1991 dhe nuk kam ndalur deri më sot. kam qenë i bindur se Shqipërisë do i binte gjëma me një njeri të tillë. Bëri vrasjen në Shkodër, dhe i vërsuli Shkodrën Fatos Nanos. Më burgosi me firmën e tij, falë SHBA, DASH më konsideroi si të burgosur politik dhe e mora statusin si njeriu i parë i burgosur politik i Berishës. Pas meje erdhi burgosja e Fatos Nanos.’

Beqiri thotë se ka qenë i burgosuri i parë politik me ardhjen e Berishës në 1992.

‘Ka organizuar krime ndaj shqiptarëve. Me 2 prillin që e kam zbërthyer. Vrasës ishte Sali Berisha dhe e bëri me ndihmën e serbëve thjesht që të vinte në pushtet shumë shpejt. Këtë luftë kundër tij e kam bërë në mënyrë të pareshtur dhe nuk do hesht deri në fund. Shoh që e ka shkelur dhe ka krijuar një organizatë kriminale. Më futi në burg. Më nxori tropojanët që më masakruan në 1997 te selia e partisë. Në një ballafaqim të drejtpërdrejtë në një tryezë politike, që e drejtonte Sabri Godo, në sy të gjithë atyre kryetarëve ku ishte dhe Pandeli Majko i kam thënë po ti vrasës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, mori si kriminel në telefon Sali Lushën me shokë dhe atë natë më masakruan atje dhe u arrestuan të gjithë.’

Avokati thotë se edhe është rrahur ndaj tropojanët e Berishës.

‘Kërcënimet nuk mbarojnë prej tyre. Dhe me emra. Dhe komentet e shkollës serbo file. Janë të paguar prej këtij krimineli. Do pastrohet Shqipëria prej këtyre. Janë të vdekur një herë e mirë dhe Shqipëria do bëhet e kulturuar dhe me njerëz me logjikë. Kallëzimi i radhës kundër këtij krimineli, ka dhe krim ndërkombëtar aty brenda.’

Next Post
Moti i acartë “gjunjëzon” edhe Greqinë, ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe mbyllen disa shkolla

Moti i acartë “gjunjëzon” edhe Greqinë, ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe mbyllen disa shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com