• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzohet kreu i Zyrës së Punës në Kuçovë, dyshime për përfshirje në fushatë

by Java News
18/06/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e udhëhequr nga ministrja teknike e PD, Xhulieta Kërtusha ka nisur procedurat për kallëzimin në Prokurori të Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës, Saimir Plaku, pasi edhe pse ky i fundit është shkarkuar nga detyra, vijon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.

Njoftimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë:
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.

Kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla që synojnë të përdorin burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore në funskion të fushatës zgjedhore, si dhe presioni mbi punonjësit e tjerë të administratës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje Z. Plaku dhe të gjithë drejtuesve apo punonjësve të administratës të distancohen nga këto veprime dhe të heqin dorë nga përdorimi i postit apo zyrave të shtetit për të bërë fushatë. MMSR do të nisë menjëherë procedurat për kallëzimin në prokurori të rastit në fjalë si dhe angazhohet të ndërmarrë të njëjtat hapa edhe për rastet e tjera që do të vërtetohen në shkelje të ligjit.

Ndërkohë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke falënderuar qytetarët që kanë denoncuar në numrin e telefonit +355697868366 rastet e abuzimit të punonjësve të administratës që janë angazhuar në fushatë zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës, dëshiron të informojë opinionin publik se janë në proces verfikimi një numër i konsiderueshëm rastesh.

MMSR, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për largimin nga puna dhe kallzimin penal për të gjitha rastet që vërtetohen në shkelje të ligjeve dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të
burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017. /b.d

Next Post
Kushtetuta/ A mundet Meta të mos dekretojë qeverinë pas 25 Qershorit?

"Me qetësi dhe dashuri, rrëmbeni armët". Plas gallata në Facebook (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In