Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur në lidhje me kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për këndin e lojërave tek Parku i Liqenit.
Në një prononcim për median Llalla ka deklaruar se “aktualisht jemi në fazën e verifikimit të kallëzimit”.
“Nëse gjejmë elementë të veprës penale, atëherë do të nisim hetimet”, ka thënë Llalla.
Kryeprokurori ka qenë në Lushnjë, ku ka prezantuar kreun e ri të prokurorisë.
Prokurori Çlirim Shahini zëvendëson në këtë detyrë Arenc Çelën.
Ky i fundit është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.