Pak orë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht në Prokurori 14 zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër ka ardhur edhe shkarkimi i tyre.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka firmosur urdhrin e largimit të menjëhershëm nga detyra të të gjithë punonjësve që akuzohen për shkelje.
KLSH-ja kërkonte masë edhe për 20 punonjës të tjerë pasi nuk kishin zbatuar ligjin.
Ministri i Drejtësisë përshëndeti KLSH-në dhe nxiti prokurorinë të thellojë hetimet dhe të sqarojë përgjegjësit.
Manjani i kërkoi ZVRPP-së të bashkëpunojë me prokurorinë për hetimin e plotë të çdo transaksioni të dyshimtë.
DITA