Prokuroria e Përgjithshme regjistroi kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka.
Dokumentacioni i padisë penale mësohet se ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme tri ditë më parë dhe pas protokollimit, ka kaluar në zyrën qendrore të Njësisë Task Forcë Antikorrupsion.
Kjo e fundit ka vendosur regjistrimin e kallëzimit dhe më pas ka urdhëruar një prokuror të seksionit Task Forcë Antikorrupsion, me kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Prokurori i ngarkuar me këtë çështje mësohet se është Arben Kraja, i njëjti që ka hetuar më parë edhe dosjen e rrugës “DurrësKukës”. Burime të Prokurorisë kanë thënë se pas shqyrtimit të materialit paraprak, kallëzimi penal i KLSHsë është vlerësuar i rregullt dhe është regjistruar, ndërsa ditën e djeshme ka nisur verifikimi.
“Regjistrimi i kallëzimit është bërë për veprën penale ‘shpërdorim detyre’”, kanë thënë burimet e Prokurorisë, duke saktësuar se deri tani, ky regjistrim është pa emra personash.
Gjiknuri dhe Hicka akuzohen për shpërdorim detyre nga KLSH duke i shkaktuar shtetit 479 mln Euro.