• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzim penal për deputetët Rakipi e Rehovica, falsifikuan formularin e dekriminalizimit

by Java News
27/12/2017 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kallëzim penal për dy deputetët, të cilët sipas prokurorisë kanmë falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Ata janë deputetët Aqif Rakipi i PDIU dhe deputeti i LSI Gledion Rerhovica. Kallëzimi penal për ta është bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga njesia e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica rezultojnë të dënuar në Itali për vjedhje. Si deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penalë më 03.11.1998. Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mima, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.

Të dy deputetët deputetët nuk kanë deklaruan ndalimet në formularin e dekriminalizimit. Për këtë shkak, Prokuroria i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ pritet të vendosë ditët në vijim për këtë kërkesë të organit të akuzës, ndërsa në një mbledhje konsultuese të zhvilluar paraditen e sotme, iu la disa ditë kohë deputetëve për t’u njohur me dosjen.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dje heqjen e mandatit për dy deputetë. Bëhet fjalë për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovica. Sipas prokurorisë dy deputetët preken nga ligji i Dekriminalizimit. Kërkesa për heqjen e mandatit për dy deputetët është firmosur nga prokurorja Rovena Gashi dhe është depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kërkesa e Prokurorisë lidhet me të shkuarën e dy deputetëve, të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë. Këto vepra penale ata nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Aqif Rakipi është deputet i PDIU në qarkun e Elbasanit ku ai realizoi një rezultat spektakolar për këtë zonë ku kjo forcë siguroi dy mandate. Vetëm pak kohë më parë u dorëhoq deputeti tjetër i PDIU në Elbasan Bujar Muça. Ndërkohë Gledion Rehovica është deputet i LSI për qarkun Berat.

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në KQZ përgjigje për dy ish-deputetë dhe një kryetar bashkie të cilët nuk preken nga dekriminalizimi. Bëhet fjalë për ish deputetin e PDIU Omer Mamo, i cili nuk rezulton me shkelje, gjithashtu edhe Mhill Fufi i PD, nuk rezulton me shkelje. Ndërkohë as kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri nuk e kap ligji i dekriminalizimit.

Next Post
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, plagosen dy të rinjtë

Durrë/ Gjendet e djegur në banesë e moshuara, pistat e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In