• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kalimi “në sitë” i koncesioneve, MIE: 27 kontrata për 80 HEC-e do të prishen, u kapën me shkelje

by Java News
06/06/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë doli këtë të enjte me një deklaratë për shtyp duke bërë një bilanc të procesit të verifikimit të zbatimit të kushteve të kontratave konceisonare për burimet hidrike të energjisë.

Zv.ministri Hantin Bonati tha se 27 kontrata koncesionare për ndërtimin e 80 HEC-eve në Shqipëri janë gjetur me shkelje nga kontrolli që ka bërë Ministria.

Ai tha se kompanitë koncesionare nuk kanë filluar punime në terren, ose kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë, por nuk publikoi emrat e tyre.

Nisur nga situata Bonati tha se për të gjithë këto koncesione do të vijohet me ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Deklarata e plotë

Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”.

Ju bëjmë me dije se përfundoi procesi i vlerësimit të ecurisë dhe zbatimit të kontratave të nënshkruara që nuk kanë filluar procesin e operimit.

Për efekt transparence, gjetjet e këtij procesi po i pasqyrojmë duke i grupuar në tre tipologji të ngjashme situatash, si në vijim:

I.             NË TIPOLOGJINË E PARË janë përfshirë praktikat, subjektet e të cilave janë ende brenda afateve kontraktuale për të vënë në funksion veprën.

Në këtë grupim përfshihen:

–              44 kontrata koncesionare për ndërtimin e 92 HEC-eve;

–              57 kontrata objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për ndërtimin e 61 HEC-eve;

Përsa i përket vijimit të trajtimit të këtyre praktikave, nga ana Jonë do të procedohet duke i përcjellë çdo subjekti një shkresë ku do t’i përcaktohen:

–              Afatet kohore të mbetura në dispozicion për të respektuar kontratën;

–              Problematikat e evidentuara;

–              Penalitetet për shkeljet e konstatuara;

–              Rekomandime lidhur me masat që do të duhet të ndërmarrin për të përmbushur tërësisht kushtet e kontratës;

–              Penalitetet dhe masat me të cilët do të përballen në rast të mosrespektimit të kushteve në vijim;

II.            NË TIPOLOGJINË E DYTË janë përfshirë praktikat të cilave u ka përfunduar afati kontraktual, subjektet e të cilave, ose:

a)            Kanë vënë një, apo disa HEC-e në operim, ndërsa një, apo disa të tjerë jo;

Në këtë nëngrupim përfshihen:

–              20 kontrata koncesionare për ndërtimin e 60 HEC-eve;

–              1 kontratë objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për ndërtimin e 3 HEC-eve; ose:

b)            Kanë bërë investime të pafinalizuara, në mospërputhje me kontratën

Në këtë nën grupim përfshihen:

–              11 kontrata koncesionare për ndërtimin e 21 HEC-eve;

Problematikat e mësipërme janë shkaktuar si për arsye të:

a.            burokracive administrative, apo rrethanave që nuk varen nga subjekti;

b.            mospërmbushjes/neglizhencës/paligjshmërisë në veprim të subjektit.

Përsa i përket vijimit të trajtimit të këtyre praktikave do të jetë:

a)            nëse këto problematika janë shkaktuar nga vonesat burokratike administrative, do të vijohet me një proces negociimi me subjektet me qëllim rishikimin e kontratës brenda kuadrit ligjor, për vendosjen e palëve në legjitimitet sa i takon afateve, apo kushteve të tjera kontraktuale.

b)            nëse këto problematika vijnë si pasojë e veprimeve, apo mosveprimeve të subjekteve, do të vijohet me penalitete e deri në fillimin e procedurës për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

III.           NË TIPOLOGJINË E TRETË përfshihen praktikat të cilat janë konsideruar me shkelje të rënda kontraktuale, të cilat ende nuk kanë filluar punime në terren, ose kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë.

Në këtë grupim përfshihen:

–              27 kontrata koncesionare për ndërtimin e 80 HEC-eve;

Për të gjithë këto praktika nga ana jonë do të vijohet me procesin e komunikimit me subjektin për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme duke ju referuar shkeljeve të neneve të saj dhe sipas procedurës ligjore të parashikuar. Sikurse theksuar në çdo komunikim publik, procedura që do ndiqet nga strukturat teknike dhe ligjore, nga njoftimi i fillimit të procedurës, deri në ndërprerjen e njëanshme të kontratës, do të jetë shumë e kujdesshme për të minimizuar çdo risk financiar që mund t’i shkaktohet buxhetit të shtetit.

Gjithashtu, referuar problematikave të evidentuara gjatë këtij procesi, Ju bëjmë me dije se dhe me mbështetjen dhe asistencën e mundësuara nga Qeveria Zviceriane (SECO), është në vijim procesi iriinxhinierimin e procedurës për këtë veprimtari. Së fundmi do të përfitonim nga kjo mundësi për t’i bërë një thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë, apo synojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, që të marrin të gjitha masat për respektimin e të gjithë detyrimeve ligjore dhe përmbushjen e të gjithë detyrave që do t’i përcillen gjithsecilit prej tyre në formë zyrtare.

g.kosovari

Next Post
Lleshaj për DW: Përgjimet e ‘Bild’ nuk janë prova, çështja nën hetim

Lleshaj për DW: Përgjimet e 'Bild' nuk janë prova, çështja nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In