• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalimi i studentëve në një godinë për pritjen e afganëve, Veliaj: S’do mbajmë të gjithë QS-në hapur për 10 studentë të vjeshtës

by Java News
18/08/2021 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sërish pas ankesave të studentëve të cilët janë kaluar në një godinë të vetme konvikti të qytetin Studenti, pas përgatitjeve për ardhjen e afganëve.

Më një intervistë për FaxNews, Veliaj tha se kanë qenë vetëm 10 studentë të cilët kanë provime të mbartura në vjeshtë, ata të cilët janë transferuar në një godinë të përbashkët.

Sipas tij lëvizja e studentëve në një godinë të vetme, lidhet më shumë me një logjikë ekonomike se sa me afganët, pasi nuk mund të mbahet një godinë me 450 dhoma hapur, vetëm për një student që ka ngelur në vjeshtë.

“Desha të sqaroj disa gjëra. Unë jam rrit te shkolla “Mihal Grameno” në qytet studenti dhe me sa mbaj mend unë konviktet kanë qenë mbyllur në muajin gusht. Dhe një huidraulik e një sanitare janë njerëz dhe po ashtu kërkojnë të pushojnë gjatë këtij muaji. Kam qenë unë ai që ka kërkuar që ‘Qytet Studenti’ të qëndrojë hapur gjatë muajit gusht për t’i ardhur në ndihmë atyre studentëve që kishin provime të mbartura në vjeshtë. Është e pamundur që të kemi 10 studentë në 4 godina.

Nuk ka sens ekonomik që të mbahen hapur vetëm për dy veta dhe kjo nuk ka lidhje me afganët. Të 10-të këta studentë të cilët ndodhen në godina të ndryshme do të transforohen në një godinë të vetme. Nuk mund të mbahet hapur një godinë me 450 dhoma vetëm për një student. Të gjithë që jetojnë në Shqipëri e dinë që universitet fillojnë në tetor dhe këtu nuk vend fare për të krijuar një problem të paqenë. Këtu nuk bëhet fjalë për të gjithë studentët, por për një grup të cilët ne i kemi lejuar që të rrinë aty për t’i dhënë mundësi të japin provimet e vjeshtës.

Sapo kujtuam 30-vjetorin e anije “Vlora” në Bari. Imagjino sikur 10 studentët e vjeshtës së Universitetit Politekniktë Barit të thoshin jo nuk duam që shqiptarët të akomodohen këtu. Ishte kryetari i bashkisë së Barit ai që tha “ej si mund t’i lëmë në det, janë njerëz prej mishi dhe ata” dhe këtë gjë duhet të bëjmë dhe ne sot me afganët. Siç na trajtuan ne të tjerët ne ashtu duhet të trajtojmë dhe ne të tjerët.

Shkolla fillon në tetor dhe e vetmja gjë që kemi kërkuar është që të mos ketë 1 konvikt për një student. Nuk ka sens ekonomik që të qëndrojnë godinat hapur. E vetmja gjë që kërkojmë është që kush është për vjeshtë të tranferohet në një godinë tjetër. Në vitin 2021 do të thotë të jesh solidar, ti nuk mund të jesh në moshën 20-vjeç rascit, ti nuk mund të jesh në moshën 20-vjeçare dhe të jesh fashist.

Besoj se shumica e studentëve do ta mirëkuptojnë këtë, dhe në tetor akomodimi do të vijojë normalisht. Kur kam qenë unë 20-vjeç mbaj mend se studentët ishin të përfshirë në protesta, në veprimtari vullnetarë dhe besoj se 20-vjeçarët e sotëm janë akoma më të mire,”- tha Veliaj.

Sot do mbërrijnë në Shqipëri 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirëpo grupi i parë do të strehohet ditën e sotme, rreth orës 17:00. Ishte planifkuar që mbërritja të bëhej ditën e djeshme në mbrëmje, por ky variant u anulua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë. Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re./m.j

Next Post
Kryemadhi i la mandatin në Tiranë, “digjet” Tit Vasili: Ja dy rastet kur Kodi ia ndalon hyrjen në Kuvend

Tit Vasili i LSI kundër strehimit të afganëve: Shqipëria përzë studentët, Maqedonia e Veriut i sistemon refugjatët në hotele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In