• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalë Troje apo gomar Himare!

by Java News
27/08/2023 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nëse çështja Beleri do kishte ndodhur 20 vjet më parë, Tirana do t’i kishte pisk punët. Gjashtëqind mijë shqiptarë në Greqi, një Greqi e autorizuar të mbikëqyrte Ballkanin, një Ballkan i dalë nga komunizmi i leqendisur, një Shqipëri e varur nga ndihmat e BE dhe një BE ku zëri i Greqisë buçiste, ishin që të gjitha kushtet që t’i bënte rreshtore Shqipërisë.

Por ndërkohë nga ata gjashtëqind mijë kanë mbetur në Greqi më pak se 300, dhe ata janë të ingranuar me biznese. Pa ata shqiptarë, Greqia do futej në krizë për punëtorë dhe ushtarë në kufi me Turqinë. Kriza e 2009-ës i tregoi Evropës se grekët ishin po ata ballkanas si fqinjët, që më kollaj e kishin të vidhnin se të punonin.

E ndërkohë shqiptarët nuk janë më të dikurshmit. Emigracioni shqiptar është zhvendosur në Itali, Gjermani dhe SHBA. Shqipëria është fuqizuar ekonomikisht. Në rajon ajo ka ringjallur një aleancë të ngushtë politiko-ushtarake me Turqinë e cila është një lojtar me peshë botërore dhe të dy bashkë janë anëtarë të NATO-s. Ardhja e Melonit në fuqi ka ringjallur interesin italian për Shqipërinë dhe të rishikojë edhe njëherë pozicionin e saj në Mesdhe. Meloni nuk ngjan se ka kurs përplasjeje me SHBA e as me Francën, por natyrisht që nuk ndruhet të futet në jugun e Shqipërisë, sot me turistë dhe nesër akoma më shumë ekonomikisht dhe kulturalisht, ekspansion që Greqia nuk ka takat ta ndalojë. Dhe për më tepër, Shqipëria nuk është më lypësi fukara tek dera e BE por një kandidat që tashmë e ka me dy mendje leverdinë që të jetë pjesë e këtij komuniteti.

Ndaj kërcënimet greke për pengesa në këtë rrugëtimin tonë drejt BE nuk është se ngjallin ndjeshmëri. Prerja e ndihmave nga BE për të cilat kërcënon Athina, që me thënë të vërtetën as janë para të Greqisë e as është se e pyesin shumë, nuk e kalojnë shifrën 100 milionë, ndërkohë që vetëm remitancat e emigrantëve dhe çunave shqiptarë në të bardhë dhe të zezë i afrohen 3 miliardëve.

Ndryshe do të ishte puna nëse Greqia do të fliste për korrupsionin në Tiranë; transparencën në qeverisje; shpërdorimet e fondeve të BE-së. Këto do ishin tema që do të gjenin veshë të ndjeshëm në Shqipëri dhe Bruksel. Por të trajtosh rastin Beleri si standard, kjo nxit akoma më shumë nacionalizmin e fshehur të shqiptarëve duke i bashkuar rreth Ramës dhe rikujton evropianëve se Greqia ka mbetur akoma në skutat e historive ballkanase.

Nuk e ndihmon dot Greqinë as opozita shqiptare. Gara e dikurshme që bëhej se kush nga partitë shqiptare do të jepte pazarin më të ulët për t’u shitur në Athinë ka marrë fund pasi Berisha nuk është më faktor dhe në përgjithësi opozita është e shpartalluar. Rama i ka duart e lira dhe shpinën e mbrojtur.

Mbledhja e Selanikut ishte një karikaturë e asaj çfarë Micotaqis do të donte të ishte dhe për të cilën e inicioi. Mungesa e Shqipërisë ishte një penalizim për vetë samitin sesa për Shqipërinë. Prania e Albin Kurtit nuk e ka kurrë rëndësinë e Shqipërisë në tryezë, pasi është Tirana ajo që përfaqëson botën shqiptare dhe jo Kurti. Prania e Von Der Leyen nuk është se entuziazmoi njeri përveçse iu rikujtoi shqiptarëve se kjo është ajo gruaja që Erdogani e la pa karrige kur priti drejtuesit e BE në Ankara. Kurse Greqia me iniciativa të tilla, në vend se të konfirmojë lidershipin e saj në Ballkan, vetëm sa tregoi dobësinë e saj dhe më shumë sesa një takim evropianistësh ishte një mbledhje nacionalistësh ballkanas të vonuar si Micotaqis, Vuçiç apo Kurti.

Greqia do vazhdojë të mbetet një faktor në Ballkan por jo e tillë që për hatër të saj të djegin Ballkanin. Aq më pak për Fredi Belerin. Janë kohët kur me luftën në Ukrainë askush nuk ia ka ngenë gërricjeve ballkanike. Bota nuk është më një kënd i Mesdheut ku lufta botërore ishte ajo e Trojës. Ndaj dhe Fredi nuk është Hektori i Trojës por ditëziu i Himarës.

Next Post
Pas publikimit të fotos në burg, Donald Trump mbledh 7.1 milionë dollarë për fushatë

Pas publikimit të fotos në burg, Donald Trump mbledh 7.1 milionë dollarë për fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In