• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën: S’ia kam kërkuar Berishës, por..

by Os De
26/09/2025 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar publikisht gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, nëse opozita do të vendosë të mbështesë emrin e saj. 

Kalaja sqaroi se nuk i ka kërkuar personalisht Sali Berishës që të jetë kandidate, por ka komunikuar me të dhe ai i ka thënë se kandidatura e saj do të merret në konsideratë në diskutimet për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës. 

Ajo shtoi se e konsideron këtë një detyrim përballë qytetarëve të Tiranës dhe vlerësoi se opozita duhet të vijë me figura që përfaqësojnë integritet dhe angazhim qytetar. 

Ia kam konfirmuar doktorit, nuk i kam thënë dua të kandidoj, por nëse PD dhe koalicioni, opozita, ka nevojë për emrin tim dhe kontributin tim, jam e gatshme të kandidoj. Kjo nuk është risi e imja, nuk u ngrita një ditë pas lajmit që dha kryeministri për emërimin e kandidaturës së PS për Tiranës, por nëse rikthehemi pas në kohë, unë kam qenë kandidate në 2022 për primaret e PD, primare që i fitoi Belindi dhe për të cilën është akoma i njëjti mandati, sepse primaret e vitit 2022 prodhuan kandidatin për zgjedhjet e majit 2023. Dy fituesit e parë, zoti Këlliçi dhe Alimehmeti, nuk kanë shprehur interes, po kështu ndjesë pastë zoti Bogdani që ishte i treti ka ndërruar jetë, kështu edhe në aspektin statutor dhe moral, kam shfaqur ambiciet e mia, kam patur program gjithëpërfshirës, pavarësisht e mediat afër pushtetit dhe konkurenca brenda partisë, u morën më shumë me tezën e tritolit.  

Ai tha do ta kemi në konsideratë dhe pas diskutimeve do ta vendosim, pasi do të ketë diskutim edhe me drejtues të tjerë dhe me partitë aleate. Në situatën ku ndodhet Tirana, në një moment shumë deciziv, ku vlen më shumë produkti, me gjithë shkeljet që ka në shkarkim, tek e fundit ne kemi qenë për shkarkimin dhe dënimin e Veliajt. Është momenti më i mirë që opozita të dalë me kandidat të përbashkët, por edhe për të thyer këtë mentalitet, që me Ramën nuk fitohet dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Next Post
Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In