• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalabria kërkon të punësojë mjekë shqiptarë, paga 3500 euro në muaj plus 1200 euro për jetesë

by Java News
18/02/2023 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nevoja territoriale kalabreze nuk përballohet nga mungesa e personelit, e për këtë arsye qeveria lokale ka nisur punën për të huazuar mjekë e profesionistë të shëndetësisë dhe nga vende të tjera, mes të cilave Shqipëria.

Kalabria ky rajon jugor i Italisë me gati 2 milionë banorë ndodhet në vështirësi organizative për të përballuar sistemin shëndetësor për popullatën me një deficit financiar rreth 1 miliardë euro.

Spitalet, qëndrat mjekësorë, poliklinikat, janë në mungesë të 2400 mjekëve, e fakt që po con në kolaps shërbimin shëndetësor publik për banorët,

Komisari i jashtëzakonshëm për shëndetësisë i caktuar nga qeveria Draghi e Meloni, njëherësh Guvernator i këtij rajoni, Roberto Oçhiuto ka deklaruar pak orë më parë se po verifikojnë mundësitë për të puënsuar mjekë nga Shqipëria, pasi dhe konkurset e hapura për të puënsuar mjekë nga e gjithë Italia nuk po japin rezultat.

Një marrëveshje të tillë rajoni i Kalabrisë e ka kryer pak muaj më parë me Kubën.

Prej janarit 2023, 51 mjekë kubanë, 13 femra e 38 meshkuj kanë mbërritur në Kalabri për të ofruar shërbimin e tyre profesional në këtë territor e 450 mjekë të tjerë kubanë priten të vijnë së shpejti.

Punësimi i tyre është arritur falë një marrëveshje që rajoni i Kalabrisë ka arritur ne shoqërinë kubane “Comercializadora de Servicios Medicos Cubanos S.A.” e cila garanton shërbimin me punonjës shëndetësorë të specializuar sipas kërkesës së rajonit të Kalabrisë.

Për cdo mjek kuban ky rajon paguan kompaninë me 3500 euro në muaj plus 1200 euro neto për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Për cdo mjek kuban rajoni i Kalabrisë shpenzon 4700 euro në muaj, e kjo marrëveshje nëse mbërrijnë të 497 mjekët e parashikuar do t’i kushtoj këtijrajoni 28 milionë euro në vit. Kontratat e puënsimit janë me skadencë 3 mujore.

Një marrëveshje të ngjashme rajoni i Kalabrisë pritet të nënshkruaj dhe me Shqipërinë në rast se arrihet dakortësimi.

Pa dyshim një iniciativë e tillë duket e papërshtatshme për kushtet në të cilat ndodhet sistemi shëndetësore shqiptarë, ku në majft qytete e komuna ka një mungesë të personelit mejkësorë e të shërbimit mjekësorë.

Këto mungesa kanë bërë që mjaft pacientë për të marrë një shërbim e kurim të specializuar u drejtohen qëndrave të mëdha të banimit e sidomos kryeqytetit Tiranë.

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët shëndetësore si në shërbimin e personelit, në fonde për rimbursim kurimi apo dhe në ambiente spitalore. Shqipëria renditet e para në Europë për një përqindjen të lartë të popullsisë që nuk përballohet nga ekzaminime shëndetësore.

Sipas EUROSTAT më 2020, 7.8% e popullsisë shqiptare nuk kishte mundësi për kontrolle mjekësore.

Vëstirësitë e sistemit shëndetësorë shqiptarë për mungesë personeli janë dokumentaur dhe në raportet institucionale e një kërkesë e tillë nga Kalabria është për momentin e papashtatshme të merret në konsideratë.

Por fjala e fundit e përgjigja u mbetet institucioneve shtetërore shqiptare./m.j

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Dy rreziqe të revolucionit opozitar, për rrëzimin e të keqes madhore Edvin Kristaq Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In