• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kakofonia e lodhshme, por a i duam refugjatët?

by Ben Andoni
03/03/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ditët e fundit janë intensifikuar zërat për derdhjen e një fluksi refugjatësh në vendin tonë. Ndërsa të gjitha strukturat evropiane po bëjnë luftë verbale dhe retorikë, para takimit të rëndësishëm të BE-së më 7 Mars, refugjatët presin në limitet e fuqive dhe në shpresa për bamirësinë dhe çlirimin e politikave konfuze të vendeve evropiane. Shqipëria është futur disi skiç në skakierën ndërkombëtare, por më së shumti me kakofoni zërash të paqartë. Sintaksa optimiste e Ministres së Integrimit Gjosha se: qeveria do të jetë e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve, që kërkojnë të futen në vendin tonë, pak orë më vonë mori një përgjigje nga kryeministri Rama gjatë një interviste se: “Ju siguroj se ne nuk do ta hapim kufirin dhe nuk kemi arsye pse ta bëjmë këtë. Nga kjo, Evropa duhet të kuptojë se nuk mund të vazhdojë t’ia hedhë vendeve të saj. Disa vende, që mbyllin dyert për t’ia pasuar një vendi tjetër emigrantët”. Dhe, pa humbur shumë zëri i tij, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, 450 syresh, filluan të patrullojnë dhe ruajnë vendet nga mund të vinë refugjatët. Gjë që e bën të paqartë politikën e Shqipërisë, por edhe tejet kaotike dhe aspak serioz zërat e moderuar të shqiptarëve sa i përket krizës së refugjatëve. Në fakt, argumenti pragmatist i Ramës se nëse Gjermania, Italia, Anglia e mbyllin kufirin, Shqipëria nuk ka arsye pse ta hapë atë pa kriter, i ka bërë strukturat e policisë ta marrin qetë dhe të ndihen ende të papërgatitura. Ndërkohë, që po t’i përmbaheshim këtyre fjalëve, me të cilat kanë marrë gjumin strukturat në përgjithësi, atëherë fjalët e fundit të ministrit Tahiri të duken dhe më konfuze, por jo pak shqetësuese:se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë dhe se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik. Pra, në këtë rast bëhet fakt i kryer, por në terren, strukturat s’të përgjigjen, ose janë të frikësuara dhe të drejtojnë në një hierarki, ku zëri mungon krejtësisht.

Ndërkohë që media e vendit fqinj thotë se Italia ka filluar përgatitjet për përballimin e një fluksi të mundshëm emigrantësh në zonën e Pulias. Dhe, paçka mungesës së konfirmimeve, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes zyrtarisht, duket se kanë dërguar forca ushtarake dhe mjete shtesë në zonat e Brindisit dhe Barit, ku parashikohet që refugjatët të bëjnë udhën e dikurshme. Po me çfarë? Skafet kanë kohë që nuk ekzistojnë, kurse emigrantët sirianë kanë mbetur të bllokuar në Serbi, Maqedoni apo Greqi pas taposjes së kufijve veriorë.

Dhe, konfuzioni rritet kur burime jozyrtare flasin për 150-200 mijë persona, por nga pala shqiptare, nga strukturat e veta nuk kupton asgjë. Flasin vetëm ministrat, në artikulime që i kanë bërë njerëzit realisht konfuzë. A vërtetë do presë Shqipëria refugjatë apo jo? Ndërkohë që kakofonia e zërave tek ne vazhdon e merret me Reformat, formularin e dekriminalizimit, parkun, por aspak me këtë problem madhor. Më shkurt: A do ta mbyllim derën apo jo për refugjatët? Neve, dikur, nuk na e mbyllën. Këtë nuk e thotë kakofonia e zërave që çakordojnë gjithçka.

Next Post

Ermonela Jaho nominohet për Opera Awards

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

March 6, 2026
VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

March 6, 2026
‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

March 6, 2026
Seanca për dosjen “Partizani”/ Malltezi dhe Begeja mbërrijnë në gjykatë, mungon avokati i Berishës

Seanca për dosjen “Partizani”/ Malltezi dhe Begeja mbërrijnë në gjykatë, mungon avokati i Berishës

March 6, 2026
Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In