Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në një postim të tij në Facebook, përmend emrin që ka qenë përgjegjës për krime në rajonin Gjilanit, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ideator i krimeve në Zhegër dhe në Malësinë e Karadakut, por edhe ne Komunën e Gjilanit, është Gjura Llaziq. Ky ka organizuar sjelljen e vullnetarëve nga Serbia. Fotot janë të marsit 1999: gjenerali Pavkoviq me Gjura Llaziqin në kafenenë ‘Jelen’ në Gjilan”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook.
LLaziqi ka qenë ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë. Kajtazi thotë për Telegrafin se njësitet e sjella nga ai në Gjilan, kanë ardhur nga rrethina e Leskocit dhe e Nishit, ndërsa mbi të gjitha kanë krime në Zhegër, në Llashticë, Përlepnicë dhe Malesinë e Karadakut.
“Ai jeton në Serbi, askush deri sot nuk e ka hetuar”, ka thënë Kajtazi, i cili ka publikuar edhe një dokument, në të cilin thuhet se pjesëtarët e njësitit nga Leskoci janë shëndosh e mirë në Kosovë, citohet Express. (b.an)