• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kajmaku”/ PD akuza Prokurorisë: Gënjeu për gjurmët e gishtave, 3 pyetjet që duam përgjigje

by Java News
07/09/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate Partia Demokratike i rikthehet çështjes “Kajmaku”. Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i arrestuar dhe i kërkuar në Greqi me emrin  Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg.

Duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji, Partia Demokratike kërkon të njihet me çdo veprim të prokurorisë që nga data e dorëzimit prej saj të kërkesës së verifikimit në 20 Gusht deri në 5 Shtator.

Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje mashtrimin publik të prokurorisë për pretendimin se Agim Kajmaku nuk ka dorëzuar akoma gjurmët e gishtërinjve, përtej afatit 5 ditor të përcaktuar nga ligji, sepse, siç u shpreh prokuroria, “shërbimi postar ka ngatërruar adresën e tij dhe ende nuk ka dorëzuar shkresën.”

Në letër theksohet përgënjeshtrimi i ardhur nga Posta Shqiptare, e cila konfirmoi se dokumenti i prokurorisë është dorëzuar në Bashkinë Vorë, fakt ky që, siç deklaroi Posta, vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: 1.Sistemin e dërgesave nga bar kodi përkatës. 2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë”.

Duke iu referuar përgjigjes së Postës, Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë dyshim që shtetasi Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar për dorëzimin e gjurmëve daktiloskopike më datë 29 Gusht dhe sipas nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit, duhet të kishte përmbushur detyrimin e tij deri në datën 3 Shtator 2019.

“Çuditërisht,  nga ana juaj më datë 4 Shtator thuhet se subjekti nuk e ka marrë ende shkresën. Ky në fakt duket më shumë si justifikim i paligjshëm nga ana e organit të prokurorisë për të mos zbatuar sanksionin që parashikon ligji në rast se subjekti nuk dorëzon gjurmët daktiloskopike”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD për të marrë të gjithë dokumentacionin me veprimet e Prokurorisë për këtë çështje.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare përse nuk ka zbatuar ligjin për përcaktimin ligjor të dekriminalizmit, që përcakton në nenin 8 se ndaj funksionarit që nuk dorëzon shenjat e gishtërinjve brenda 5 ditëve, zbatohen ndalimi i ushtrimit të mandatit.

“A i keni administruar ju provat që përmend Shërbimi Postar në deklaratën e tij zyrtare dhe që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin në datën 29 Gusht?

Nëse jo, pse?

Nëse po, pse nuk është aplikuar sanksioni i parashikuar në nenin 8 të ligjit?”,

janë pyetjet konkrete që ngre Partia Demokratike dhe për te cilat prokuroria është r detyruar të përgjigjet.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shpreh bindjen e forcës më të madhe të opozitës se “çdo shkelje e ligjit nga ana e organit të prokurorisë mbi këtë çështje, do të evidentonte edhe më shumë faktin që sot Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e shtetases Arta Marku, është shndërruar në një celulë të mbrojtjes së krimit.

Ju, sipas urdhrit të Edi Ramës, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni të vërtetën, por ju kurrsesi nuk do mund të pengoni që ajo të dal qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë!- thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike për të zbardhur veprimet e prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut, i cili ka fshehur nga formulari i dekriminalizimit faktin se është arrestuar në Greqi dhe është akoma në kërkim atje për një krim që dënohet me 10 vjet burg.

g.kosovari

Next Post
Vjehrri e vjehrra bëjnë nusen e djalit për spital, policia njoftohet nga qytetarët

Vjehrri e vjehrra bëjnë nusen e djalit për spital, policia njoftohet nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In